Ringjallja | Ringjallja | 16
(1-85)

Ashtu sikurse ndërrohen pamjet në ekranin e kinemasë sipas një radhe të përsosur, apo sikurse njeriu ndërron teshat e trupit, gjithashtu edhe të gjitha këto veprime, ky rregull i pagabueshëm dhe i përpiktë, e ka të pranishëm një Mbizotërues dhe Kontrollues. Çdo krijim, ka pranë tij prezencën e një Dijetari të Shquar. Në këtë vilë madhështore (gjithësinë), sundon All-llahu xh.sh., që i bën të shërbejnë, në një pagabueshmëri gjeniale, ku edhe dielli, hëna edhe yjet, të shndrisin si mijëra e mijëra llampadarë, në vragën e kohërave.

Kujt nuk i ka pushuar mendja, e kupton se çdo gjë që shihet, Ai, Zoti i Madh i regjistron të gjitha si në një shirit filmi dhe pastaj gjithçka e shfaq pastaj në botën tjetër. Në një vit krijohen treqind e gjashtëdhjetë botëra, në një formë të përsosur, duke rregulluar me përsosmërinë e Tij çdo ditë, çdo detaj.

Në stinën e pranverës, treqindmijë krijime fantastike zbukurojnë dheun dhe Ai me durim dhe këmbëngulje të shenjtë, vëren çdo formë dhe trajtë të tyre, e korrigjon dhe e përsos më tej dhe pa i ngatërruar, i përsërit shumë më mirë nga e para. Pra si ka mundësi që ky Mjeshtër i Madh i kësaj Vile Gjigande, të mos jetë i kujdesshëm me njerëzit e vetëdijshëm?

A nuk e keni vënë re se si rrotullohet dielli përmbi sipërfaqen e detit? A nuk duken reflekset e tij si mijëra e miliona flokë dëbore, të shndritshme dhe bardhoshe? Atëhere si mund ta mohosh diellin?

A e di ti se duke mohuar diellin, ke mohuar edhe reflektimin e tij të praruar në detin e paanë. Edhe i çmendur në qofsh, atë diell duhet ta pranosh, sepse çdo refleks, ka brenda tij një atom të diellit. Po kështu edhe gjithësia, çdo ditë shndërrohet dhe përsoset duke u rifreskuar. Çfarë mund të jetë një njeri që i shikon të gjitha këto çudira dhe nuk i pranon ato.

Duke mos pranuar këtë të vërtetë, ai do të bie në errësirën e madhe. Ky njeri do të jetë një i çmendur ose një budalla, që nuk e pranon Zotin e Madhërishëm, sepse përndryshe ose çdo atom do ta pranosh si një hyjni, ose do ta pranosh All-llahun xh. sh., si Krijues, për këtë rregullsi të përsosur dhe për këto shërbime që bëhen në mbylljen e çdo dite që kalon. Sepse në çdo lule, fletë druri, apo send, brenda tij ekzistojnë atomet që i japin formë dhe e përpunojnë. S’ka se si ky atom të mos jetë një punonjës i Zotit për formimin dhe krijimin e sendeve ku ai vendos sundimin e Tij.

Përndryshe: Për të punuar dhe për të ndërtuar në ato sende, secilit atom i duhet të zotërojë një fuqi të shenjtë, një shkencë të gjerë dhe mbizotëruese.

Nuk ka ze