Ja mesazhi im i Madh, vazhdon shoku i mirë: “Vitet ndërrohen dhe pranvera si një vagon i stërmadh vjen nga ana e pasme e depos së ushqimeve. Ajo sjell çdo gjë që i duhet njeriut.”
I pabinduri tha këto fjalë:
“Edhe Mbret po të ketë, unë mora kaq pak nga pasuria e Tij e pallogaritshme, sa Ai nuk dëmtohet fare. Ai ka shumë thesare të vyera. Më the se këtu të burgosin, por unë nuk po shoh as burgje, as xhandarë”. Shoku i mirë ia kthen:
“O mik. Ky vend që shikon për rreth, është galeri e ekspozimit të arteve të bukura antike. Çdo gjë që shikon është e pathemeltë dhe zona ku ndodhemi është një bujtinë e përkohshme. Shiko! Këtu një grup njerëzish vjen dhe një tjetër shkon. Shkon dhe nuk kthehet më kurrë. Gjithmonë mbushet dhe zbrazet, gjersa do të vijë një kohë, që këtë do ta ndërrojnë me një Botë tjetër. Të gjithë në Atdheun e Përjetshëm do të vendosemi, por ky Atdhe do të jetë i ndryshëm për secilin grup. Sipas veprimeve që ka bërë në jetë, çdo njeri do të përgjigjet përpara Gjykatësit të Madh”.
Kokëforti nguli këmbë: “Nuk besoj se ky dhe të bartet dhe të shkatërrohet”.
“Ti ngul këmbë kot, ia kthen shoku i mirë, unë brenda “Dymbëdhjetë formave”, do mundohem të të bind ty se patjetër një gjykim i madh do të bëhet. Ai do të jetë një vend i shpërblimit dhe i nderimit,ose një vend i dënimit dhe i poshtërimit. A e shikon se kjo botë çdo ditë po zbrazet dhe shkretohet? Me siguri që do të vijë një ditë kur ajo të rrënohet.”
FORMA E PARË : A është e mundur që në një mbretëri, veçanërisht në një mbretëri madhështore, kush iu bindet urdhërave të Mbretit, ai të mos e shpërblejë dhe kush kundërshton, ai të mos e ndëshkojë?! Gjersa këtë ti s’po e shikon në këtë botë, do të thotë se në një botë tjetër, ky gjyq do të bëhet patjetër. Gjykimi do të jetë i Madh!
FORMA E DYTË : Shiko këtë rregullsi dhe vijueshmëri, tërësisht e kurdisur si nga një dorë e padukshme. Të varfërin dhe të drobiturin, duket sikur nga një derë e padukshme, dikush i furnizon. I sëmuri po mjekohet dhe shpejt shërohet. Shiko këto ushqime të shijshme, këto enë të çmuara, këto rroba të bukura me lloj-lloj ngjyrash. Vëri re këto gosti madhështore. Asgjë nuk është e kotë.
Përveç teje dhe njerëzve të çmendur si ti, të tjerët përulen përpara një Zoti, duke përmbushur detyrimet e tyre. Askush nuk mund t’u shmanget këtyre detyrimeve, as edhe Dielli që çan qiellin çdo mëngjes me një përulje të përsosur.
Domethënë: Zoti i kësaj Mbretërie është Fisnik dhe Mëshirues i Madh. është Bamirës i pashoq. Lartësia dhe nderi i Mbretit do që të ruajë njerëzit e ndershëm nga sharlatanët e paskrupullt, duke i dënuar ata rëndë. Në këtë jetë të pëlqyer, ndëshkimet asnjë në njëmijë nuk po zbatohen. Në këtë jetë po bashkëjetojnë i ligu me ligësitë e tij dhe fatëkeqi duke vuajtur.