Bediüzzaman Said Nursi, ka dhënë shembuj konkretë,që të bindin për Ringjalljen dhe jetën e mbrapme.
Ringjallja për Krijuesin e Madh është aq e lehtë, saqë ngjan sikur del prej njërës dhomë tek tjetra, ose nga njëri fshat tek tjetri, apo nga një qytet tek tjetri.
Me ndihmën e Zotit të Gjithëmëshirshëm dhe vetëm me Hirin e Tij, këto vepra brilante po i paraqiten sot popullit shqiptar. Veprat e Bediüzzaman Said Nursit, janë bërë të njohura në të gjithë botën, që kurse u botuan. Me anë të këtyre veprave të suksesshme, ai i vuri vulën këtij shekulli. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, për vlerat e mëdha dhe autentike që përmbajnë.
Fillimisht është përkthyer një pjesë nga veprat e autorit, me titull “Fjalë të vogla”, që bën fjalë për caktimin e ekzistencës së Zotit si Një dhe i Vetëm.
Tani po i japim në dorë lexuesit tonë të nderuar një vepër të shkëlqyer, ku analizohet dhe argumentohet në mënyrë të përsosur tema e Ringjalljes pas vdekjes.
Falenderojmë Zotin, që pa shumë vështirësi më dha mundësinë të shqipëroj këto pjesë, për dobinë e popullit shqiptar.
Jemi munduar që duke bërë shqipërimin e këtyre veprave, të ruajmë thelbin e ideve të autorit dhe nuk e dimë se sa ia kemi arritur këtij qëllimi. Më tepër i jemi referuar thënies; më mirë pak se sa aspak.
Ne na lumturon fakti që këto libra brilantë do t’i ketë në dorë për t’i lexuar populli shqiptar. Ato gjithashtu gjenden edhe në internet në shumë gjuhë të botës.
Shpresojmë që lexuesit e mi të nderuar, të më falin dhe të jenë tolerantë, për ndonjë gabim që mund të më ketë shpëtuar aty këtu. Këtë e kërkoj prej jush për arsye se unë që i kam hyrë kësaj pune, nuk jam profesionist i kësaj fushe.
Kam marrur guximin t’i përvishem kësaj aventure, vetëm e vetëm prej dashurisë dhe respektit që kam për vëllezërit e mi myslimanë shqiptarë, kudo që janë.
Jam larguar nga vendlindja një çerek shekulli më parë, por gjithmonë dhe kudo që kam qenë, si shtyllë të punës time kam pasur hadithin e Pejgamberit i cili thotë: “Kush nuk interesohet për vëllazërimin mysliman, nuk është prej tyre”.
Duke dëshiruar me gjithë shpirt dobinë e hajrit të këtij libri them: “Prej nesh shërbim dhe përpjekje, prej All-llahut sukses!”