Ringjallja | Ringjallja | 3
(1-85)

Ues-selamu alejkum ue rahmetull-llah!

Shqipëruesi
FJALA E DHJETË (1)

(Tema e Ringjalljes )

(1) Është marrë nga libri “Fjalët”, i cili përmban 33 fjalë gjithsej,ku secila “fjalë” është një kapitull.

Vërejtje: (Të vërtetat e fesë Islame sa janë të logjikshme aq janë edhe të përshtatshme për t’u kuptuar me lehtësi dhe mirë, prandaj shembujt janë shkruar në formën e përrallëzave. Domethënia e tyre jepet në fund. Ato nuk janë thënie imagjinare, por kanë një bazë të vërtetë dhe të argumentuar).

(1)“Me emrin e All-llahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Shiko pra,gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjallë tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, pse Ai për çdo send është i Plotfuqishëm”.

O vëlla, nëse do me të vërtetë që ta kuptosh se si do të ringjallemi pas vdekjes, në të folurën e thjeshtë të popullit,atëhere shiko dhe dëgjo së bashku me nefsin tim. (2)

(2) Nefsi në trupin e njeriut është një fuqi e pakultivuar i cili e ka pikësynimin vetëm në jetën e përkohshme, pra qetësinë, kënaqësinë e veseve epshore, unin, hakmarrjen, mosdurimin dhe tërë gjërat e këndshme, pa dalluar hallallin nga harami .

Shënim i përkthyesit

Një herë e një kohë, dy vetë kanë dalë për të shëtitur në një vend si parajsë. Vendi ku sosën ishte i shkretë dhe i boshatisur. Dyert e shtëpive dhe të dyqaneve ishin të hapura. Pronat të braktisura dhe të pambrojtura.

Duke parë këtë situatë, njëri nga shokët si të ishte në mall të vet, mbush thasët me ç’ti zinte dora.

Lakmia e tij nuk kishte të sosur. Duke parë që ai po sillej si i babëzitur me pasurinë e tjetërkujt, shokut të vet nuk iu durua dhe i tha:

Nuk ka ze