FORMA E PESTË. Shiko! Në këto punë të kurdisura kaq mirë e bukur, ka dorë një Zot Mëshirëplotë. Ai arrin që secilit fatëkeq t’i japë ndihmë dhe secilin lypës ta ushqejë. Ai i përgjigjet çdo pyetjeje. Për të shëruar këmbën e një deleje, ka përgatitur veterinierin dhe e dërgon. Eja tani të shkojmë atje tej, ku një tubim i madh do të mbahet në atë ishull. Atje është mbledhur e gjithë kryepleqësia e popullit. Një i Dërguar i Mbretit do të mbajë një fjalim. Ai do t’u lexojë atyre urdhërin e Mbretit të Gjithëmëshirshëm dhe nga Ai do të kërkojë diçka. Shiko se si brohoret populli dhe thotë: “Ne kërkojmë nga Zoti që të pohojë dhe të vërtetojë ato që po kërkon i Dërguari”.
Ti tani dëgjo se ç’po kërkon ky i Dërguar i oborrit Mbretëror. Ai thotë: O Mbizotëruesi ynë, Ti që po na kënaq me mirësitë e Tua të rralla për ato mirësi që na ke blatuar, tregona burimet e tyre! Mos na braktis në këto shkretëtira! Merrna pranë vetes dhe mëshirona! Me këto ushqime që shijojmë këtu, atje ushqena! Mos na braktis dhe mos na shkatërro me asgjësim! Ne jemi robërit e Tu të nënshtruar dhe vetëm Ty të përulemi. Vetëm Ty të falenderojmë dhe duam që të jemi nën Hirin Tënd të Përjetshëm. Mos na braktis në ndarjen e përhershme. Të lutemi që këto kërkesat tona t’i pranosh!”
Mëshira dhe Zemërgjerësia e Mbretit, dëshirën e këtyre krijesave të thjeshta, po e dëgjon dhe po e vlerëson. Dëshira e popullit është edhe dëshira e të Dërguarit. Dëshira e Tij ka edhe Hirin e Zotit, sepse mëshira dhe besa është njëlloj e nevojshme. Plotësimi i kësaj detyre të shenjtë për All-llahun nuk është fare e rëndë. Ai i krijoi këto vende zbavitjeje dhe kënaqësie me lehtësinë më të madhe, për t’iu treguar mysafirëve se ç’mund të bëjë dëshira e Tij Hyjnore. Mysafirët e panë me sytë e tyre, se në katër pesë ditë u bënë shpenzime të panumërta e të paimagjinueshme. Është Ai që i krijoi dhe askush tjetër. Për të treguar bollekun e Tij të pasosur, Ai krijoi një vend ekspozimi. Mos dyshoni! Ai do të tregojë gjëra shumë të bukura e magjepsëse dhe shikuesit do të ngelen të mahnitur.
Domethënë: Jemi në vendin e një prove dhe njerëzit duhet të dinë se nuk janë si kafsha pa kopistër, por çdo lëvizje e tij regjistrohet. Duhet të kuptojmë se na pret një jetë e Pafundme me pasuri, ashtu siç i dëshirojmë, por do të jenë të pranishme edhe burgje të hidhur.