Ringjallja | Ringjallja | 60
(1-85)

Gjithmonë në vetvete duke pasur një luftë shpirtërore se si do të jetë jeta pas vdekjes, ata i zë një stres i madh. Si pleqtë edhe fëmijët, e shkatërrojnë shëndetin e tyre nga kjo brengë e përditshme. Zemra e tyre kullon hidhërime me këtë brengë, do të vdesin apo do të çmenden!

Argumenti i dytë: Gati gjysma e popullsisë, janë të moshuarit. Ata çdo ditë e më tepër shkojnë drejt fundit të tyre. Ata mund të ngushëllohen vetëm duke i besuar jetës së mbrapme. Duke menduar për fundin e tyre dhe duke kujtuar me nostalgji për çfarë kanë pasur më të shtrenjtë në këtë botë, ata presin fundin e jetës, për ta mbyllur derën e saj.

Duke vuajtur për ndarjen e vdekjes, shpirti i tyre qan si fëmijë.

Ata vetëm duke i besuar jetës së përjetshme, mund të gjejnë ngushëllim. Po të mos ishte ky besim, nënat dhe baballarët tanë të ndershëm, do të pëlcisnin nga marazi dhe zemra e tyre do të pikonte gjak prej hidhërimit. Kjo jetë do t’u dukej si një burg dhe torturuese.

Argumenti i tretë: Krenaria e njerëzimit është rinia. Kjo është mosha më kritike dhe më delikate. Temperamenti i të rinjve, i ndezur dhe i mbarsur me dëshira, i bën ata të papërmbajtur. Mosha më delikate i çon drejt aventurave seksuale dhe logjika nuk iu bindet mendjeve të tyre. Kështu ata bëhen të papërmbajtur. Për të frenuar epshet dhe aventurat e tyre, shërben frika e xhehennemit. Fjala e urtë thotë që sundimin të cilin e ka në dorë shumica (shumica e racës përbëhet nga të rinjtë që rendin pas veseve dhe janë të dehur nga euforia), e bën jetën e njerëzve të pafuqishëm, të rëndë dhe të mërzitshme, si në një ferr. Atëhere stadi i zhvillimit njerëzor shkon drejt shtazërisë.

Argumenti i katërt: Qendra e shoqërisë në jetën e përditshme, përbëhet nga familja (jeta familjare). Kjo është boshti i zemrekut të shoqërisë, e cila është kështjellë ku mbrohet morali i të gjithë njerëzve. Çdo familje është një mikrobotë dhe jeta familjare një xhennet i vogël. Lumturia e çdo familje është nderi dhe sakrifica e përbashkët. Njerëzit e shtëpisë, njëri me tjetrin, biri me babanë dhe motra me vëllain, duke besuar tek shoqëria e përjetshme dhe duke u bashkuar e respektuar fort njëri me tjetrin, këtë jetë të lumtur atyre ia bën të palëkundur vetëm besimi tek bota e përtejme.

Përshembull: Po qe se burri mendon se gruaja e tij dhe ai do të rijetojnë në botën e mbrapme, ata përsëri atje do të jenë burrë e grua. Natyrisht tani ajo është plakë dhe jo e fortë dhe e bukur, por atje do ta rrethojë një bukuri e përjetshme. Kjo arrihet me besim, sakrificë dhe mëshirë të madhe. Kush ka shpirtin e sakrificës ka edhe mëshirën.

Nuk ka ze