Lidhur me këtë qëllim, në fundin e librit të lutjes, besimi në jetën pas vdekjes dëshmohet, për themelin e besimit të ditës së mbrapme dhe themele të tjera të tij. E veçanta e tyre është zbritja e Librave me anën e Profetëve, e cila është shkruar në formë lutjeje. Po në këtë formë është edhe një detaj, që qartëson Ringjalljen. Ai largon çdo vegim nga truri i atij që kupton ndryshe.
Ja se si thuhet atje:
O Zot Mëshirëplotë! Me shpjegimet e të Dërguarit Paqedashës e Fisnik dhe me mësimet e Kuranit Famëlartë, e kuptova se Kur’ani si dhe të gjithë librat e shenjtë, përshkohen nga shkëlqimi i Emrave të Bukur dhe ngadhnjimtarë. Këtyre emrave që shkëlqejnë gjithësinë, ne u besojmë plotësisht. Ato e shndrisin këtë jetë së bashku me jetën e amshuar. Shkëlqimi në jetën tjetër, do të vashdojë në një formë më të bukur.Ne përfitojmë nga bamirësitë e Tua në këtë botë të përkohshme, pastaj inshall-llah edhe në atë tjetrën.
Po qe se në këtë jetë të përkohshme dobitë e Tua na shërbyen në jetën tonë, bamirësitë e botës së përjetshme do të jenë edhe më të mëdha. Prej tyre ne do të përfitojmë më tepër.
Me argumentet e mrekullive,rofetët kanë thënë se në jetën e amshuar, Zoti do të na kënaqë. Këtë thënie si dhe shenjat e tjera, ata i vërtetojnë duke u bazuar në mrekullitë e dukshme, si dhe në dokumente të sakta, siç janë i Dërguari Fisnik dhe Kur’ani Famëlartë, librat dhe fletushkat e zbritura, si dhe zotëruesit e shpirtërave të ndritur, që janë profetët dhe njerëzit e shenjtë. Ata vërtetojnë forcërisht se për të mirët është Xhenneti dhe për të këqinjtë, Xhehennemi. Po të njëjtën gjë e vërtetojnë edhe mendjet e ndritura dhe brilante, kur tregojnë dhe lajmërojnë se All-llahu xh.sh. u ka premtuar besimtarëve kënaqësinë e jetës së pafundme.
Mëshira, Fuqia, Ndihma, Dituria, Madhështia dhe Bukuria janë Emrat e Zotit xh.sh. lajmëtarë të Botës së Përtejme. Edhe ne i besojmë asaj dite. O Zot duke na falur gabimet, mëshirona në atë ditë.
Njerëzit e shenjtë (evlijatë), duke u mbështetur tek shenjat dhe hulumtimet e tyre, duke parë gjurmët e jetës së vërtetë të botës metafizike, shumë qartë dhe bindshëm vërtetojnë se: Për udhëtarët e rrugës së gabuar është një xhehennem dhe për ata të rrugës së Kur’anit një xhennet. Këtë e dëshmojmë dhe e besojmë!