Ringjallja | Ringjallja | 64
(1-85)

O Ti i Plotëfuqishëm i Ndritur! O Ti Mëshirues i Gjithëmëshirshëm! O Ti që premtimet i përmbush, O Zot i Madhështisë së Lartë, ne i besojmë të gjitha virtytet dhe premtimet e Tua! Kush nuk i beson ato dhe premtimet e Tua, përveç mosbesimtarëve dhe mendjelehtëve? Ata shqetësojnë Nderin dhe Hyjninë Tënde të Madhërishme, Edukimin dhe Mëshirën Tënde! Të gjithë dashamirët e Tu, tregojnë se Ti je Një i shtrenjtë për ta dhe të përulen plotësisht, ne besojmë se do t’i pranosh lutjet tona, për jetën e mëvonshme. Ti i dëgjon me dashamirësi dhe i pranon. Ne e pranojmë se shpifjet e të pabesëve nuk e përlyejnë dot Lartësinë Tënde. Ti je lart dhe larg veprave të fëlliqura, prandaj ne do të mbrojmë dhe do të nderojmë, duke qenë të bindur në Drejtësinë, Mëshirën, Bukurinë Hirëplote dhe Lartësinë Tënde. Është në nderin tonë të bindim cilindo që dyshon për Pastërtinë Tënde Brilante.

Ne besojmë se njerëzit e shenjtë dhe të Dërguarit e tjerë, janë Misionarët e Tu. Profetët dhe njerëzit e përkushtuar, flasin për Hambarët dhe Mirësitë e Tua. Ata në shkallën e një saktësie absolute, kanë thënë se pas vdekjes kur të ringjallemi, All-llahu xh.sh. do t’i servirë mirësitë në mënyrë shembullore Këtë e paralajmërojnë njerëzit e posaçëm. Ne besojmë se kjo është e vërtetë dhe e drejtë, duke pranuar që ata, njerëzit e shenjtë, na lajmërojnë të bazuar në pasqyrimin e Emrit Hakk, i Drejti dhe besimin tek e vërteta e Ringjalljes.

O Zot, për nder të atyre që na kanë dhënë mësim dhe na kanë ushtruar neve dhe nxënësit e Risale-i Nurit, sillna besimin e plotë dhe bukurinë e përfundimit të kësaj jete, gjithashtu Perjgamberin (a.s.) dhe mësuesin silli që të bëhen përmbi ne, duke mbetur ndimësat e Tu të zellshëm! Amin!

Kur’ani Famëlartë dhe të gjitha librat e shenjtë, duke deklaruar mrekullitë e profetëve, sidomos të Hz. Muhammedit (a.s.), veçanërisht përshkohen nga ideja unike e ekzistencës së Jetës së Përjetshme. Po kështu edhe shenjat dhe argumentet e tjera, vërtetojnë ekzistencën e Zotit si dhe Njësimin e Tij si i Përveçëm. Po kështu edhe vetë Hyjnia e Edukatorit e dëshmon ekzistencën e Jetës së Kënaqësisë së Përjetshme.

Në tregimin e mëposhtëm, do të tregojmë dhe vërtetojmë se prania e Emrave të Bukur, si dhe edukimi i Emrave Hyjnor: Rrahim, Inajet, Hikmet, Adalet etj, për jetën e sotme dhe të mbrapme, janë të nevojshëm sepse ato dëshmojnë vendin e shpërblimit apo të dënimit.

Përfundimisht, po qe se ekziston një Zot i Pafillim dhe i Pambarim, patjetër që Ai duhet të ketë edhe një Mbretëri në jetën e Përhershme. Në gjithësi dhe tek të gjitha qeniet, ekziston një Edukim Absolut, që duket qartë. Po qe se Edukimin e Tij do ta pranojmë që të mos poshtërohemi, Diturinë e Tij për të mos qenë të mefshët dhe Mëshirën për t’i shpëtuar krimit, patjetër që do të gjendet një vend për ne, në Përjetësinë e Lumtur.

Nuk ka ze