Profetët dhe njerëzit e shenjtë, janë më të devotshmit e Zotit dhe Ai i ka shpërblyer ata, duke iu dhënë shenjtërinë (kurse kundërshtarët e tyre i ka dënuar gjithmonë).
Imami dhe Lavdia e të gjithëve, është Muhammedi Alejhissalatu uesselam, që është zgjedhur midis njerëzve të shenjtë, si më i preferuari. Më shumë se gjysmën e botës, për shekuj me radhë, Ai e ka ndriçuar me Dritën e fesë islame. Një të pestën e njerëzimit me “Nurin” e Tij e ka ndriçuar. Njëlloj sikur kjo botë të ishte krijuar për Muhammedin (a.s.), qëllimet e Zotit nga feja dhe Kur’ani i Tij, janë shpallur me shërbimet e tij të vlefshme. Ai e ka merituar plotësisht të shpërblehet me miliona vjet,apo mbase pafundësisht edhe pse ka jetuar vetëm gjashtëdhjetetre vjet. Jeta e Tij ka qenë e mbushur plot me vuajtje, luftëra dhe hidhërime. Me këto merita, a mund të gjejë tjerër njeri një argument, që të provojë se Ai, Muhammedi (a.s.) nuk e meriton Pavdekësinë? Të njëjtin shans të mos e kenë edhe shokët e dashamirët e tij? Ai rron shpirtërisht tek secili.Duke ndërruar jetë, nuk do të thotë se Ai mbaroi përfundimisht. Kjo nuk pranohet kurrën e kurrës! Të gjithë njerëzit kërkojnë nga Zoti, që dashamirët dhe të dashurit e tyre të ringjallen. Kjo është vërtetuar edhe në “Rrezen e shtatë”, tek “Argumenti i Madh”, i përbërë nga tridhjetë argumente gjithsej.
Secili argument është sa një mal i lartë. Në këtë libër kam theksuar se gjithësia ka dalur nga një dorë dhe është pronë e saj. Ajo është një përsosuri Hyjnore. Në të gjitha argumentet, vërtetohet Njësimi i Zotit. Vetëm Zoti është Ai që mund të krijojë të gjitha gjallesat e kësaj bote. Secila nga këto gjallesa është një shërbyes, dëgjues dhe ushtar i bindur. Me realizimin e Ringjalljes kjo krijesë siguron jetën e pafundme, shpëton drejtësinë e vërtetë nga abuzimi i padrejtësisë, si dhe Diturinë e All-llahut xh.sh. nga rëndomësia dhe thjeshtësia. Çdo krijesë e ka për detyrë që Mëshirën e Tij të Gjerë, ta ndajë nga mizoria dhe nderin e pastër nga zhvlerësimi.
Nga të gjitha shenjat dhe pikat e besimit ndaj Zotit, shihet e njëjta gjë, se Kijameti do të vijë dhe Tubimi i Ringjalljes do të mbahet. Vendi i shpërblimit apo dënimit do të përcaktohet. Atje do të dalin sheshit përkushtimet e përmendura ndaj botës, rëndësia e njeriut dhe dinjiteti i tij.
Krijuesi dhe Edukatori i njerëzimit, me anë të njeriut dhe funksioneve të tij të përmendura, ka pasqyruar Dituri, Mëshirë dhe Mbretërim. Kur të dalin në pah këto vlera të njeriut, do të rritet edhe vlera dha rëndësia e botës qëndresa e saj do të stabilizohet. Qëllimi i krijimit të shpëton nga diskriminimi i përhershëm.