Ringjallja | Ringjallja | 69
(1-85)

Me këtë dokument ai do të dalë përpara Gjyqit të Madh, ku do të vendoset për shpërblimin e vazhdueshmërisë së jetës apo dënimin e paskajshëm, që do ta hidhërojë së tepërmi. Ky regjistër duhet dhe është i domosdoshëm. Po të mos ekzistonte ai, si dhe mbrojtja e rreptë, çdo gjë do të ishte e pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike. Po të mos bëhej Ringjallja ashtu siç është përshkruar me lapsin e caktimit, çdo gjë do të ishte e palogjikshme dhe një tirani e madhe.

PËRMBLEDHJE: “Pesë Themelet” e besimit, me tërë argumentet e tyre vërtetojnë tubimin e Ringjalljes, të vërtetën mbi Të dhe shpalljen e Tij, vërtetojnë jetën e Mbrapme si dhe dëshirën e zjarrtë për Të. Me këto argumente përforcohet edhe më tepër, sepse ato janë shtylla të forta e të parrëzueshme. Duhet të dimë se pjesa e tretë e Kuranit Famëlartë, përmban jetën e vërtetë, Ringjalljen. Secili argument është një gur në themelin e të vërtetës ku ajo është ndërtuar.

PJESA E DYTË E SHTOJCËS

[Shkruarja e ajetit të parë të mrekullueshëm në “ Pozitën e nëntë”, argumenton Ringjalljen.]

Pozita e parë:

14)“Atëherë All-llahun lartësoni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi. Falenderimi i takon vetëm Atij, prej gjithë ç’ka në qiej e në tokë edhe në mbrëmje edhe ditën. Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjallë tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).

Inshaall-llah (me dëshirën e Zotit), në këtë mesazh të qartë është dokumentuar ajo që do të parashtrojmë dhe analizojmë më poshtë.

Nuk ka ze