Ai Zot i Madh që është i Përjetshëm, është pasqyruar me Emrin e Madh “Hajj” (Ringjallës).
Gjallesat në faqen e tokës dhe në thellësinë e detit, me fuqinë Hyjnore të Zotit duke vdekur, u përgatisin vendin gjallesave të ardhshme që do të lindin. Ato duket sikur thonë: “Ja Hajj (o Ringjallës) tërheqe perden e Gajbit”. Kjo tregon dhe shpjegon faktin se Ai është një i Pavdekshëm dhe se në rregullimin e këtij qarkullimi është një Zot i Ditur që sundon këtë gjithësi. Ky Bujar i Fuqishëm, me vullnetin e Vet sundon kudo dhe mbi të gjitha gjallesat.
Për Mrekullitë e Zotit dëshmojnë të gjitha krijesat dhe të Dërguarit e Tij. Shtatë Funksionet e Tij, me argumentet përkatëse Ai i ka pasqyruar tek Profeti. Secili send vërteton , sikur ta kishim të shkruar këtë të vërtetë, si të zezën në të bardhë, pra duket qartë se Ai ekziston. Një gjë si ta shikojë dhe të bindet se është gjallë, Ai e dëgjon. Kjo tregon faktin se një gjallesë që flet, do të thotë se është e gjallë dhe nuk ka vdekur. Këto janë shenjat e jetës dhe tregojnë ekzistencën e saj. Sigurisht në këto simptoma është vepra e dukshme e Fuqiplotit Absolut, që me vullnet shumë të madh, Ai sundon me Funksione të Gjithëdijshme dhe Absolute. Këto Funksione të Zotit dhe rëndësia e tyre, tregojnë se Ky Zot i Gjithësisë, ekziston dhe në përjetësi i ndriçon të gjithë me Hirin e Vet. Vendin e amshimit me të tëra detajet e duhura, do ta krijojë vetëm Zoti i Plotfuqishëm, i Pafillimtë dhe i Pambarimtë.
Veprat e kësaj bote do t’i shpallë në jetën e amshuar.
Jeta e gjallë është e lidhur me besimin tek melekët, që e vërtetojnë krejtësisht këtë. Përmbledhja e rëndësishme dhe përfundimtare e gjithësisë është Jeta. Vetëm pse jetojnë krijesat, pra përhapen dhe shumëzohen, hani i mysafirëve gjallërohet dhe gumëzhin. Faqja e tokës ndërron me llojshmërinë e gjallesave që rinohen dhe shtohen në mënyrë të përsosur. Mbushet dhe zbrazet kjo botë, mbushet nga krijimet e reja dhe zbrazet nga transformimet në jetën tjetër. Ai, Fuqiploti i Veçantë, ka krijuar gjithfarëlloj qeniesh si mizat, krimbat dhe larvat deri tek njeriu, që është më i pastërti dhe me një logjikë të kulluar. Ka krijuar mendjen dhe vetëdijen, shpirtin e veshur me një ndjeshmëri të hollë, që duke u shtuar në këtë botë, e perfeksionon brez pas brezi.
Kjo botë po zbukurohet nga mendje të holla dhe shpirtëra të ndjeshëm. Në të vërtetë nga këto krijesa të vetëdijshme, e merr shkëlqimin dhe bukurinë kjo botë dhe jo nga të vdekurit dhe të pajetët.
Domethënë, diejt dhe qiejt i krijon dhe hijeshon vetëm Ai, Zoti i Plotëfuqishëm. Përfundimin e krijimit të Tij, do ta japë me një thirrje të posaçme. Me të tëra vetitë e të jetuarit dhe me një vetëdije të përsosur, janë krijuar qeniet për të populluar këto planete. Ato kanë një qëllim të caktuar dhe një obligim shërbimi sekret; këto krijesa janë melekët.