Ringjallja | Ringjallja | 73
(1-85)

Sekreti dhe vlera e jetës ka lidhje me themelin e besimit të profetëve, sepse këta indirekt vërtetojnë jetën dhe gjallërinë.

Kjo gjithësi që jetojmë, për ne të gjallët është krijuar me një shkëlqim dhe bukuri të përsosur. Kjo është një nga mjeshtëritë e Zotit xh.sh. të Gjithëmëshirshëm, tërësisht të ngjallë dhe të krijojë jetën e amshueshme, që sqarohet në librat e shenjtë të të dërguarve, profetëve.

Po të mos ishin librat e shenjtë dhe profetët, jeta e përtejme nuk do të ishte bërë e njohur. Kjo është e vërtetë, po aq sa ai njeriu që flet, gjë që tregon se është gjallë. Kështu që pas perdes së padukshme, All-llahu i Madh, me urdhëra dhe fermanë të nënshkruar prej Tij, e thërret njeriun dhe e urdhëron se si të punojë dhe veprojë. Këto fermanë janë fjalët e Zotit, të dërguara në formë Libri, profetëve.

Në këtë gjithësi është e domosdoshme jeta, sepse ekzistenca e saj vërteton edhe qenien e Zotit të Pafillim. Këto përforcohen edhe nga të Dërguarit e Posaçëm, nga zbritja e Librave dhe leximi i tyre nga Profetët.

Veçanërisht dërgueshmëria e Profetit Hz. Muhammed (a.s.) dhe revalata e Kur’anit, janë shpirti dhe truri i gjallesave. Kush merr guximin të mohojë të Dërguarin e posaçëm dhe Librin e Shenjtë, duhet të mohojë edhe jetën e gjithësisë.

Pra siç është jeta një sintezë e kulluar e gjithësisë, ashtu edhe mendja është sintezë e ndërgjegjes dhe vetëdijes së secilit. Shpirti është një sintezë e gjallërisë dhe thelbi i pavarësisë së elementeve të organizmit. Po kështu edhe jeta e Muhammedit (a.s.) është sintezë e gjallërisë dhe shpirti i gjithësisë. Dërgueshmëria e Tij është një sintezë që përmledh në vetvete ndërgjegjen, vetëdijen dhe mendjen e Gjithësisë. Këtë e dëshmojnë edhe veprat fizike dhe shpirtërore të Tij, gjë që tregon se dërgueshmëria e Tij është Drita e vetëdijes së gjithësisë dhe revelata e Kur’anit me dëshmitë e tjera të gjalla. Ai është shpirti, vetëdija dhe mendja e gjallesave të Gjithësisë. Po, kjo është e vërtetë.

Po qe se Nuri (drita) e dërgueshmërisë së Muhammedit (a.s.), përjashtohet nga Gjithësia, kjo nuk mund të jetojë më. Po qe se Kur’ani, përjashtohet nga gjithësia, kjo Gjithësi budallallepset dhe e përplas kokën e pavetëdijshme në një planet tjetër. Atëhere do të ndodhë Kijameti!

Jeta ka lidhje me “Imanin bilkaderi”, që do të thotë, është për garantimin e besimit, në caktimin e Zotit xh.sh., si Njëshi dhe i Përveçmi. Kjo vërtetohet indirekt. Pasqyra e Zotit dhe Drita e Jetës së Përjetshme, është jeta e përditshme. Të gjitha shenjat dhe sinjalet e kësaj jete reflektohen në jetën e Pastajme, që është qëllimi dhe përfundimi i ekzistencës së gjithësisë.

Nuk ka ze