PJESA E TRETË E SHTOJCËS
Kjo pyetje ka lidhje me temën tonë të Ringjalljes. Përse në Kur’anin Famëlartë përsëritet:
15)“Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm”. Sipas Tij tregon se:
16)“Çështja e katastrofës (kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim ose ajo është edhe më afër”.
Tubimi i Ringjalljes së Madhe, në të vërtetë nuk ka afat, realizohet momentalisht. Për t’u bindur po japim një shembull:
Në Ringjallje janë tre cikle:
I pari është arritja e shpirtërave në trupin e tyre.
I dyti është ringjallja e tyre.
I treti është rindërtimi i trupave të rinj të shpirtërave.
Po i analizojmë me radhë:
I pari: Arritja e shpirtërave në trup.
Kur pushojnë ushtarët, vetëm zëri i borisë duhet që ata të çohen dhe të vihen në radhë. Ta dimë pra se zëri i borisë së Israfilit (Suri), nuk ngjet me zërin e borisë sonë:
17) “A nuk jam All-llahu juaj”; dhe
18 ) “ ( Të gjithë shpirtat) thanë: Po, o Zoti ynë”.
Ky zë organeve të njeriut, botën e molekulave, që janë të shpërndara andej këndej, menjëherë i mbledh, ashtu si zëri i borisë ushtarët. “Fjala e tridhjetë”, me argumente të forta, ka vërtetuar se jo vetëm shpirtërat, por edhe molekulat, janë ushtarë të bindur të Zotit të Madhërishëm.