I dyti: Nga ringjallja e trupave do të sjellim një shembull. Në një qytet të madh, në festa ceremoniale, ndizen të gjitha llambat elektrike. Si ky rast në faqen e tokës, nga një qendër e veçantë, mund të ndizen qindra mijëra llamba. Duke e quajtur si një llambë çdo krijesë dhe gjithashtu edhe shërbëtorin që merr urdhër apo mësim për ndriçimin e hanit po nga Ai, do vëmë re se çdo gjë përulet dhe hyn në shërbim të Tij.
Siç ka krijuar mijëra shërbëtorë si ndriçim të veprës së Tij, po me aq lehtësi Ai mund të krijojë edhe Ringjalljen e Madhe.
I treti: Si krijohet për një moment organizmi i trupit, po e ilustrojmë me një shembull: Në stinën e pranverës, disa herë më tepër se sa racat njerëzore, krijohen gjethet dhe bimët pranverore. Kaq mirë dhe përsosmërisht i krijon Ai këto, sa mbetesh i mahnitur, sikur këtë pranverë e ka të parën që krijon! Çdo veprim bëhet në mënyrë të rrufeshme dhe pranvera fillon e ndriçon me zgjimin e farërave dhe bërthamave. Mbrojtja e rrënjëve është më interesantja; dimri, drurët i ka shndërruar si skelete kockash dhe ato me të marrë urdhërin “Kun” (Bëhu) në stinën e pranverës, fillojnë e lulëzojnë. Të gjitha këto realizohen vetëm me urdhërin e Zotit dhe këtë shumë qartë e shpjegon “Bathu Ba’delmeut”. Ai shpjegon ringjalljen edhe tek arti i bukur i insekteve të panumërta. Një argument i fortë është edhe rigjallërimi i mizave, sepse ato gjithmonë duket sikur pastrojnë sytë e tyre, fytyrën dhe kokën me krahët e vet. Të japin përshtypjen sikur këtë veprim ato e bëjnë për marrjen e abdestit. Duket sikur duan të na përmendin dhe të na mësojnë para syve tanë me përkëdheli. Aq miza janë krijuar në këtë botë, sa në krahasim me trashëgimtarët e Ademit (a.s.), që kur është krijuar bota, mizat janë disa miliarda herë më tepër. Edhe po ta krahasosh numrin e tyre me atë të krijesave të tjera, përsëri ato arrijnë në miliarda e miliarda. Shembuj të tillë të gjallërimit ka sa të duash. Kjo botë është “Darul-hikmeti” dhe dituria e Zotit e bën të nevojshme ngadalësimin, por jeta e amshimit është “Darul-kudret”, ku për një moment, me Fuqinë e Zotit xh.sh., krijohet, ashtu si në këtë botë, me fuqinë e emrave, Hakim, Murettib, Mudebbir, Murebbi dhe të shumë emrave të tjerë. Dituria Universale e Zotit, me kalimin e kohës e bën të nevojshëm ngadalësimin. Në jetën e Mbrapme nuk ndihet nevoja e materies, kohës dhe pritjes. Këto për një çast krijohen me Mëshirën e Zotit. Punët që këtu bëhen për një ditë, atje bëhen për një moment. Këtë e tregon Kur’ani Famëlartë: