Ringjallja | Ringjallja | 78
(1-85)

Kur’ani Famëlartë për të pranuar dhe kuptuar punët e sipërme të Zotit xh.sh., ka përgatitur ligjet si shkalla më e lartë dhe ka paraqitur veprat dhe çudirat e Tij. Problemet e ardhmërisë apo veçoritë e jetës së amshuar të Hyjnisë së Tij, me një mjet të argumentuar i përmend dhe na i paraqet si element real me shembuj të qartë.

Përshembull:

22)“A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur ai ishte kundërshtar i rreptë?” Ky ajet deri në fundin e sures, kështu vazhdon. Në këtë tregim Kur’ani Famëlartë, Ringjalljen e shpjegon me anë të shtatë a tetë tregimeve, me mjete të veçanta. Ai na ka bërë të njohur me krijimin e fillimit, që do të thotë se:

Prej spermës, në mpikjen e gjakut; nga mpikja, në copën e mishit fillestar dhe deri në krijimin e njeriut. Pra a e kuptoni se si kemi ardhur deri këtu?

Duke kuptuar këtë realitet, a mund të mohoni dot Ringjalljen? Me këtë ajet All-llahu xh.sh., tregon se ka bërë bamirësi të pallogaritshme. Mbase Ringjallja e mëvonshme është më e lehtë se sa ringjallja e fillimit, gjë që do të thotë se: “Juve ju ka krijuar Ky Zot në mënyrë të përkryer dhe nuk iu ka lënë kokëzbrazur. Pra është e pamundur të mos iu zgjojë kur të shtriheni në varr, duke ju thënë indirekt se kockat tuaja, ashtu si drurët e vdekur, ringjallen dhe gjelbërohen”.

23)“Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin”.

Rigjallërimin e drurëve të kalbur, pse nuk po e krahason me ringjalljen e dytë? Sepse me këtë, kuptohet se Krijuesi i tokës dhe qiellit, nuk mund të jetë i pakujdesshëm ndaj frutit të tokës dhe të qiellit, që është ringjallja e njeriut të vdekur. A mundet që vetë Zoti, të mos kujdeset për këto punë dhe t’i braktisë ato? A mund ta flakë Ai pemën e krijimit tutje?

Këtë çështje e shpjegon ajeti i Zotit, i cili vazhdon më tej në lidhje me problemin e Tubimit të Ringjalljes duke thënë:

Nuk ka ze