Ringjallja | Ringjallja | 81
(1-85)

Ato ndoshta do të bëhen shkak për shkatërrimin e gjithësisë. Kështu që dielli, dritën me lejen e All-llahut dhe urdhërin e Tij, përsëri do ta mbështjellë në rruzullin e vet. All-llahu atij do t’i thotë: “Në këtë botë nuk ke më punë. Detyra yte përfundoi. Tani shko në Xhehennem. Në këtë botë ata që ty të kanë njohur si zot dhe të kanë adhuruar, shko atje dhe digji!"

34)“Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet)”.

Dielli e lexon këtë urdhër me fytyrë të vërenjtur.

PJESA E PESTË E SHTOJCËS

Po me Hadith të Pejgamberit është konstatuar se në ekzistencën e jetës së vërtetë, prej llojeve të njerëzve, kanë jetuar njëqind e njëzetekatër mijë profetë. Disa me pamjen e tyre, disa me argumente të sakta, të gjithë vërtetojnë dhe thonë se: Krijuesi i Gjithësisë ka premtuar se të gjithë njerëzit e Tij, do t’i dërgojë atje. Edhe njëqind e njëzetekatër milionë njerëzit e shenjtë, duke u mbështetur në lajmërimet e profetëve, me bindje vërtetojnë dhe argumentojnë Ringjalljen, funksionet dhe veprat e Emrave të Bukur (Esma ul Husna). Sqarojnë se pas kësaj jete të përkohshme, ekziston një jetë tjetër e paskajshme ku me mesazhin e All-llahut:


35)“Bëhu dhe menjëherë bëhet”; kufomat e drurëve të vdekur i ngjall dhe në vazhdim një ajet tjetër thotë:

i095

“I ringjallë pas vdekjes.”

Kjo më mirë sqarohet në çdo stinë të pranverës, ku rigjallërimi i treqindmijë llojeve të kafshëve dhe bimëve, i bind njerëzit me idenë e ringjalljes. Për të Plotfuqishmin e Pafillimtë, ky është një argument bindës dhe i mjaftueshëm. Ai, Bujari i Madhërishëm, për shpenzimet e furnizimit të të gjallëve, harxhon pa llogari, por jo kot. Ai harxhon me maturi të mrekullueshme dhe mëshiron me mjete të përshpirtshme.

Nuk ka ze