Ringjallja | Ringjallja | 82
(1-85)

Në secilën pranverë, në kokrrën e farës së vogël, shfaq bukuritë e rralla dhe hijeshon çdo qenie, duke treguar një mëshirë e dhembshuri të pakufishme. Ai jep një ndihmë të vazhdueshme për nevojën e ekzistencës së jetës së pastajme. Ky njeri që është fruti dhe prodhimi më i mirë i gjithësisë dhe krijesa më e dashur e Krijuesit të madh, interesohet për të gjitha krijesat e tjera. Ky përkushtim i njeriut duke dëshmuar dëshirën dhe nevojat e tij të mëdha, tregon se ai është bërë për jetën e Pastajme. Ai tregon padurim në jetën e sotme dhe ushqen mendimin për jetën e gjatë. Me argumentet e kësaj jete, bindesh se me të vërtetë në botën tjetër ekziston një vend i amshueshëm i kënaqësisë së vërtetë. (26) Kur’ani, për besueshmërinë e jetës së paskajshme, na ka dhënë një mësim të rëndësishëm. Ky besim është kaq i fortë dhe shpëtues, sa ç’është edhe një ngushëllim i madh për të gjithë ne. Njëqind herë të plaket njeriu, besimi tek jeta e përjetshme është ngushëllimi më i madh dhe e bën jetën e përditshme të përballueshme. Ne të moshuarit duke thënë:

“Falenderojmë All-llahun për përsosmërinë e besimit”; do t’i gëzohemi pleqërisë sonë...

SAID NURSI

(26) Nga ky shembull kuptohet lehtësia e pohimit apo vështirësia e mohimit të një çështjeje të tillë. Njëri të thotë se në faqen e tokës është një kopësht ku prodhohen konservat e qumështit, tjetri thotë jo. Ai që thotë se ky kopësht ekziston, duhet të tregojë vetëm vendin ku prodhohen ose një mostër të tyre, por edhe ai që mohon, për të vërtetuar mohimin e tij, duhet të sjellë dhe të tregojë të gjithë botën. Po kështu edhe të vërtetuarit e Xhennetit dhe Xhehennemit. Për këto vetëm dy dëshmitarë mjaftojnë. Por në këtë fushë studimi, shenjat dhe frutet e ilustrojnë se pas vdekjes është një jetë e vërtetë. Kush e mohon, duhet të shohë tërë gjithësinë dhe vendet e paskajshme të përjetësisë dhe kur t’i sitë ato, atëhere mund ta vërtetojë mohimin e tij.

Nuk ka ze