Për të mos ua prishur bukurinë këtyre sureve që janë tepër të kuptueshme, vetëm me një fjalë të vetme, po e tregojmë me ajetin:
31)“Dhe kur fletushkat të jenë shpallur”.
Ky ajet thotë se në Tubimin e Ringjalljes, çdo njeri biografinë e jetës së vet, do ta ketë të shkruar. Po qe se edhe këtë nuk e pranon në vetvete dhe të duket e çuditshme, atëhere truri yt s’mund të gjejë dot zgjidhje tjetër. Për t’u dhënë rrugë këtyre lëkundjeve, kjo sure jep shembujt e stinëve të pranverës. Me këto shembuj njeriu shkrimin e veprimtarisë së vet e pranon. Çdo dru frutor, bari apo lulet, punojnë apo veprojnë duke pasqyruar Emrat e Bukur të Zotit dhe adhurojnë Mjeshtrin e vet, duke e lartësuar Atë. Ai bari apo druri që del në pranverën tjetër, do të përsëritet pa asnjë gabim dhe biografia e tij do të shkruhet në një farë apo bërthamë. Me frutat dhe lulëzimin e tyre, i lajmëron për veprimtarinë e species së vet dhe të nënave të tyre.
Po shohim se të gjitha këto është i zoti t’i bëjë vetëm Ai, Zoti xh.sh., që zotëron Funksionet e logjikshme, mbrojtjen dhe rregullin e rreptë. Me ajetin:
32)“Dhe kur fletushkat të jenë shpallur”;
vërtetohet edhe me konkluzione të tjera duke i krahasuar këto kuptime. Për të ndihmuar sado pak, po e përsëris:
i091
33)“Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet)”.
Ky ajet duke shprehur fjalën “Tek’uir”, do t’i thotë diellit mblidhu, mbështjellu duke i dhënë kështu një shembull të bukur edhe shokut të vogël. Indirekt shënon:
Me të parën: Zoti i Madhërishëm, prej asgjësë krijoi Diellin për të ndriçuar si një diamant, qiellin dhe tokën. Pasi të mbulohet kjo botë, në errësirë Ai e mënjanon atë diamant.
Me të dytën: Dielli është një shërbëtor i Zotit, kur e urdhëron, rrezet e ndriçimit i mënjanon dhe errësira të mbulon. Zoti jep urdhër që veprimet e diellit të përputhen me dëshirën e Tij; e mbledh apo e shpërndan dritën. Ka raste kur nën perden e mjegullës mbulohet, që të mos i duket fytyra dhe hëna i del përpara duke i pakësuar dritën.
Në këtë proçes dielli e përfundon ditën e punës dhe e mbyll fletoren e veprimtarisë së vet. Në të vërtetë do të vijë një ditë dhe ky shërbëtor, ta ketë përmbushur detyrën e vet dhe të përjashtohet nga detyra fare pa arsye. Tani mbi fytyrën e diellit, po shfaqen dy njolla që janë duke u zmadhuar.