Tubimi i Ringjalljes do të mbahet dhe Unë jam i aftë për të krijuar “Hashrin” e Madh. Kur të urdhërojë me:
24)”Bëhu dhe menjëherë bëhet”; gjithësia urdhërit të Tij i nënshtohet dhe i përulet. Duhet ditur se për Zotin e Madhërishëm, krijimi i pranverës është i lehtë, si krijimi i një luleje dhe krijimi i të gjitha kafshëve po aq i lehtë sa krijimi i një mize.
25)“E harroi krijimin e vet e tha kush i ngjallë eshtrat”.
Ti thuash Zotit kush i ngjall kockat, kjo pyetje është e palogjikshme.
26)“I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send”.
Nëpërmjet këtij ajeti tregohet shumë qartë se All-llahu xh.sh., i ka në dorë frerët e çdo qenie dhe ndodhie. Ai e ka me vete çelsin e secilit send, të natës dhe ditës, të dimrit dhe verës. Të gjitha këto, Ai i shndërron kaq lehtë, sikurse kur i ndërron fletët e një libri. Këtë jetë e këmben me jetën e mbrapme. Ai, i Plotëfuqishmi, të kalon nga njëra dhomë në tjetrën, duke mbyllur derën e kësaj bote dhe duke hapur derën e asaj të amshuar.
Përfundimi i çdo argumenti tregon se tek Ai do të kthehemi dhe vazhdon:
27) “Vetëm te Ai do të ktheheni” “Unë nga varri juaj do t’ju ringjall në Tubimin e Madh dhe do t’iu thërras në praninë Time”.
Këto ajete për të pranuar Ringjalljen, çdo ditë i përgatisin mendjet, sepse sqarohen nëpërmjet përfaqësuesve të Ringjalljes në këtë botë. Për të mbyllur derën e mohimit, për të vërtetat e Jetës së Amshuar dhe për ta kuptuar lehtë këtë çudi me një mjet të veçantë, janë dhënë shembujt e kësaj bote: