Ringjallja | Ringjallja | 77
(1-85)

19)“Çështja e katastrofës (kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim ose ajo është edhe më afër”.

Në qoftë se ardhjen e ditës së Ringjalljes, ashtu si ardhjen e pranverës, dëshiron ta kuptosh, këtë do ta gjesh të argumentuar tek “Fjala e njëzetenëntë”, ku mund t’i studiosh me kujdes dhe po qe se nuk e beson ardhjen e Ringjalljes si ardhjen e pranverës, të ma fusësh gishtin në sy.

Problemi i katërt: Eshtë shkatërrimi i botës dhe krisma e Kijametit. Me dëshirën e Zotit, momentalisht ndonjë planet apo kometë, do të godasë botën tonë duke e shkatërruar. Vetëm goditja e një planeti, mjafton për të realizuar këtë fenomen. Ashtu si ajo vila, që për ta ndërtuar i duhen dhjetë vjet, kurse për ta shkatërruar vetëm një minutë.

SHTOJCA E PJESËS SË KATËRT

Ky ajet ka këtë kuptim:


20)“Thotë: Kush i ngjallë eshtrat duke qenë ata të kalbur? Thuaj, i ngjall Ai që i krijoi për herë të parë. Ai është shumë i Ditur për çdo krijesë”.

Kjo është sqaruar në shembullin e tretë të “Fjalës së dhjetë”. Një gjeneral, si të ketë rekrutuar një ushtri të madhe e cila është shpërndarë e po pushon, vetëm me zërin e borisë e mbledh atë. Si mund të thuash tani o njeri se nuk e besoj? Vetë a nuk e kupton se sa absurd është ky mohim që po bën? Ashtu si Ai, kush mund të riorganizojë batalionin e ushtrisë së kufomave të krijesave nga asgjëshmëria? Të peshojë me balancën e Tij të pagabueshme çdo element dhe të urdhërojë molekulat e trupave të shpërndara, të depërtojnë tek njerëzit, me:

21)“Bëhu dhe mënjëherë bëhet”; t’i mbledhë e t’i rregullojë, që faqja e tokës të rifreskohet. Mijëra specie krijojnë gjinitë e ndryshme të qenieve në secilën pranverë, me Fuqinë dhe urdhërin e Atij Fuqiplotit të Ditur. Pranvera i përngjan atij batalionit të molekulave, që me urdhër përshkon trupin e njeriut, hyn në të dhe bëhet i ditur pozicioni i tij. Duke dëgjuar këtë arsyetim, njeriu si ka mundësi të thotë që s’mund të mblidhen me zërin e lartë të borisë së Israfilit? Ky njeri do të jetë me të vërtetë i çmendur.

Nuk ka ze