Gjallëria është një mostër dhe brendësia e veprave të Zotit xh.sh..
Caktimi i Zotit si Njëshi, është programi i Tij. Botërat e fshehta, jeta dhe gjallëria e ardhmërisë, si dhe e kaluara, rregulli, disiplina, dituria për t’u mbështetur në ligjet dhe fenomenet e fizikës, janë evidente. Sekreti i gjallërisë nevojitet për krijesat e djeshme dhe të nesërme dhe këtë e përcakton vetëm Caktimi i Zotit, si Njëshi i gjithësisë.
Për shembull fara është thelbi i një druri dhe është ndoshta fenomeni më i stërholluar se sa vetë druri, apo rrënjët e tij. Nga vjeshta e kaluar kanë mbetur farërat në bërthamat e frutave. Kjo pranverë do t’i ringjallë dhe do t’i zbërthejë ato, për t’ia lënë dhuratë pranverës së ardhshme. Secila degë dhe fletë e gjithësisë, mban në vetvete një të kaluar dhe një të ardhme. Tek çdo rresht i shkrimit të djeshëm, do të gjendet një rresht për të ardhmen. Çdo detaj i vogël i të gjitha llojeve në caktimin e Zotit, regjistrohet me mjete të veçanta. Nga këto krijime të veçanta, krijohet një varg i stërgjatë, i dukshëm dhe i padukshëm, i ekzistencës së jetës së të gjithave. Sipas një programi të përcaktuar, ato vdesin apo ngjallen sipas “Lehvi Mahfudh”-it (Panorama e Mbrojtjes).
Nga kjo del se vendi i shpirtërave është në botëra të fshehta. Ajo botë përmban thelbin jetësor dhe elementin e gjallërisë. Ai shpirt nuk mjaftohet me botën e mëparshme, por do të kthehet në një botë të përjetshme, ku të qëndrojë përjetësisht. Një gjë që i reflektohet logjikës, është sipas një rregulli të përsosur me domethënie të qartë dhe frutdhënëse. Ajo shpirtërisht është e gjallë. Kështu rrezet e Diellit të Pafillimtë, janë pasqyrimi i Tij, i të Gjallit të Madhërishëm. Ato nuk janë vetëm për këtë jetë të dukshme dhe të përditshme. Patjetër që çdo individ megjithë botën e tij, do të përfitojnë nga jeta shpirtërore sipas aftësive të veta. Gjithësia me botëra të panumërta, me shkëlqimin e Tij është e praruar dhe e shndritshme. Kurse sipas përkufizimit materialist, që i kushton rëndësi kësaj bote, secila botë kthehet në një shkretëtirë të tmerrshme.
Tani ne po e pranojmë këtë si një anë të dobive të besimit, caktimin e Zotit si Njëshi dhe sekretin e jetës. Ashtu siç kjo botë duket me tërë bukurinë e saj edhe gjallesat me veprimtarinë, jetën dhe përfundimin e tyre, tregojnë se janë të gjalla. Ato vijnë prej një bote të fshehtë, nga krijesat e kaluara, drejt atyre të ardhshme dhe janë një fakt i gjallë, i konstatuar dhe i regjistruar nga “Levh-i Kaza ue Kaderi” (Panorama e caktimit dhe e zbatimit).