Ringjallja | Ringjallja | 71
(1-85)

All-llahu që po përgatit jetën e amshueshme dhe Xhennetin, si ka mundësi që të mos i përgjigjet kësaj lutjeje? Njeriut që është krijesa më e rëndësishme, ndoshta mbreti i botës, zëri i të cilit tingëllon në kup të qiellit, a ka mundësi që Ai, Zoti i Plotfuqishëm, të mos i japë rëndësi? Të mos e gëzojë këtë zë të bukur që del nga lukthi i zemrës? Fjalën e shenjtë dhe Mëshirën e pafund ta mohojë? Kjo s’mund të bëhet kurrë! Ai dëgjon zërin më të mekur të krijesave të Tija, iu shëron sëmundjet, i ushqen me kujdes të madh dhe i duron nazet e tyre. Të gjitha këto krijesa i ka bërë shërbëtorë të njeriut, bile edhe kafshët më gjigande, i binden njeriut dhe e njohin atë për zotëruesin e tyre. Nuk është e mundur që zërin e kësaj krijese të përjetshme, të mos e dëgjojë dhe vlerësojë. Lutjen e tij për kënaqësinë e përjetshme, që ka shumë rëndësi për të, nuk ka se si të mos e marrë parasysh Ai Zot i Madhërishëm.

O njeri, në qoftë se nuk beson, gjendja jote a e di kujt i përngjet? Ajo ngjan me atë oficerin, që kujdeset për pajisjen e një ushtarit më tepër se sa me ushtrinë e madhe. A ka mundësi që Zoti të shohë atomin e padukshëm dhe të mos shohë diellin gjigand, të dëgjojë zërin e mekur të mushkonjës dhe të mos i dëgjojë bubullimat e rrufeve?! Jo!

A ta pranon mendja se një Zot i Madhërishëm të mos i dojë krijimet e Veta dhe vëmendjen e tyre të vetëdijshme, të mos e kthejë nga Vetja? Ai i do plotësisht krijesat, sidomos jetën e tyre, që është edhe shpirti i secilës, e do më shumë. Duke i ditur këto, a është e mundur që Ai, Zoti i Madhërishëm, dashamirët e Vet t’i persekutojë dhe nervozojë, që kështu të mohojë Mëshirën e Vet? Jo!

Kësaj Gjithësie, me shkëlqimin e Emrave të Bukur, të zbukuruar dhe rregulluar për merak nga Fuqija e Tij Absolute, Ai s’mund t’i kundërvihet. Ai është larg veprimeve mizore dhe tiranike.

Përfundim:

Meqë në këtë botë mbizotëron jeta e krijesave të gjalla, të gjitha ato, njerëzit që jetën nuk e kanë shpërdoruar, i pret jeta e lumtur e Xhennetit. Ne u besojmë të gjitha këtyre thënieve, ashtu siç u besojmë edhe sendeve, që kur bie drita, shkëlqejnë nga rrezet e saj, ashtu siç ndriçojnë valët e detit nga rrezet që sulen drejt qiellit dhe shuhen dalëngadalë, sapo shuhet edhe dielli. Kjo e vërtetë tregon se këto xixëllime janë pasqyrim i diellit dhe me gjuhën e tyre të heshtur, flasin për ekzistencën e vet diellit. Nuk është e vështirë të kuptohet se ato secila janë një pjesë pasqyre e diellit.

Nuk ka ze