Ringjallja | Ringjallja | 68
(1-85)

Zoti i Madh për të gëzuar dashamirët me pavdekësinë, ka dërguar më të Besuarin e të besuarve, Hz. Muhammedin (a.s.), që ta shohin këtë dhuratë. Veç kësaj nëpërmjet Tij, ata të vërtetojnë përsosmërinë pa të meta, të Mbretit të Pafillimtë. Të shpalosë para besimtarëve Fuqinë dhe Diturinë, që ata të dallojnë qartë dhe saktë, fuqinë nga dobësia, diturinë nga injoranca dhe drejtësinë nga padrejtësia, që t’i pastrojë dhe t’i përsosë më tej.

Shkurt: Pasi që ekziston All-llahu xh.sh., ekziston edhe vepra e Tij, jeta e amshuar (Ahireti). Më lart kemi shkruar se “Tre themelet” e Besimit Islam, me argumentet e qarta, vërtetojnë ekzistencën e Ringjalljes. Njëri nga themelet e vërteton këtë të vërtetë në një formë më të bazuar:

“Dhe melekëve të Zotit dhe caktimit të Tij dhe dobia e dëmi që vjen prej All-llahut të Madhëruar”.

Ekzistenca e melekëve (engjëjve) dhe adhurimi i tyre, vërtetohet nga të gjitha tregimet, thëniet nëpër biseda të ndryshme të profetëve dhe evlijave të devotshëm. Shfaqja e tyre dhe ekzistenca e vendqëndrimit të shpirtërave, si dhe Alemi Gajb (bota e të fshehtave), vërtetojnë dhe argumentojnë jetën e Gjithëhershme, ditën e amshimit të bukur, vendin e lumturisë, Xhennetin dhe Xhehennemin. Melekët me lejen e Zotit, këto vende i kanë parë dhe hyjnë gjithmonë atje.Hz. Xhebraili, që është takuar me profetët, evlijatë, bashkë me shokët e tjerë tregojnë për ekzistencën e vendeve të fshehta. Ata tregojnë për melekët, që shëtisin nëpër këto vende. Edhe pse nuk i kemi parë këto vende, njëlloj si zbulimin e Amerikës që e dëgjojmë prej dikujt, ne besojmë për ekzistencën e saj, tek jeta e amshuar dhe e pavdekshme, tek Xhenneti dhe Xhehennemi. “Fjala e njëzetegjashtë” është Risale-i Kaderi (mesazhi i caktimit të Zotit). Ajo tregon themelin e besimit, përcaktimin e Zotit. Indirekt ajo tregon edhe Tubimin e Ringjalljes, si dhe shpërndarjen e fletëve për peshën dhe vlerat e veprimeve. Këto do të peshohen dhe maten në Peshoren e Madhe. Të gjitha këto shfaqen para syve tanë dhe tabela e peshave shfaqet për secilin. Gjithashtu edhe biografia e secilit është shkruar në kujtesë. Përpos këtyreve edhe jeta e bimës në farëra dhe e drurëve në bërthamën e frutave, është shkruajtur si në një fletore të veçantë, duke dhënë një panoramë të qartë të mbrojtjes nga All-llahu i Madhërishëm. Në të vërtetë ky përcaktim i gjerë duhet të shënohet për llogaritjen e një programi konçiz për veprimtarinë e njeriut. Mbi të gjitha, kjo është një fletë garancie për vetë njeriun dhe jetën e tij, sepse aty pasqyrohet i gjithë qëndrimi dhe sjellja e tij, gjë që do të duhet më pas për jetën e përtejme si dokument bazë.

Nuk ka ze