Në përmbledhjen e njëzetetetë është shkruar se: Gjallëria, jeta, është e përmbledhur në Gjashtë Themele të Besimit, që janë të vërtetuara në realitetin e përditshëm. Përfundimisht burimi dhe materiali i krijimit të gjithësisë është Jeta. Kjo e vërtetë reale nuk është vetëm për jetën e përkohshme, plot me mangësi e të meta.
Në përmbledhjen e njëzetenëntë, janë sqaruar vetitë dhe qëllimi i jetës, si dhe përfundimi i saj. Esenca më e dobishme e saj është Jeta e Mbrapme, që është lumturi e vazhdueshme. Me gurin dhe dheun, jeta e amshuar mbahet e gjallë, përndryshe pa këta elementë të vlefshëm, pema e gjallesës që zotërojnë të vetëdijshmit (sidomos tek njerëzit), do të ishte pa kurrëfarë vlere. Duke e thjeshtuar akoma më tepër, ajo do të bëhej e rëndomtë dhe boshe. Nëse njeriut i është dhënë aq shumë kapital, ai s’mund të kënaqet më tepër se sa një zog fluturak, gjë që atë s’mund ta arrijë. Kjo do të thotë se kur njeriu mbështetet tek urdhërat e Zotit dhe punon për një lumturi të përjetshme, atëhere arrin qëllimin e ekzistencës së tij.
Mendja e njeriut, kjo paisje e vogël, i është dhënë atij për të menduar. Duke menduar për hidhërimet e kohës së kaluar dhe duke u frikësuar për kohën që do të vijë, zemra e njeriut ndrydhet dhe vreroset. Duke kujtuar vdekjen,ngatërron një kënaqësi me nëntë hidhërime. Në këtë rast, mendja nga vegël e kënaqësisë, kthehet në mjet hidhërimi, duke u kuptuar se për mosbesimtarin mendja bëhet një vegël shqetësuese.
Domethënë: Kjo jetë e përkohshme ka nevojë për themelin e besimit tek jeta e përtejme. Në çdo pranverë, mbi treqind mijë shembuj e dëshmojnë Ringjalljen.
Duhet të besosh se pajisjet dhe nevojat e vlefshme të trupit tënd, kopshtit apo dheut tënd, janë përgatitur dhe zbukuruar me Diturinë dhe Mëshirën e Zotit. Për të gjithë jetën, All-llahu të ka krijuar stomakun me oreks, për t’u lutur dhe me lutje të veçanta të kërkosh plotësimin e nevojave për ushqime dhe kënaqësi. Këtë nuk e bën tjetër, veç një Zot, që e di dhe e dëgjon zërin e kërkesave tona, duke na dërguar ushqime të shijshme dhe të bollshme. Kjo tregon se lutjet e lukthit, Ai i ka dëgjuar dhe pranuar, gjë që e ka dëshmuar me ushqimet e dërguara. A ka mundësi tani që Ai Bujar i Fuqishëm, të mos shohë dhe të mos dijë, Ai i cili të përgatit ty për jetën e amshuar, e cila është edhe qëllimi i jetës? Prej të gjitha lutjeve, lutja për jetën e Amshueshme është më me vlerë dhe më e pëlqyeshme.