Me këtë ide në kokë, gruan plakë, e sheh si huri (grua xhenneti) dhe e mëshiron duke e shpërblyer. Po të mos gjykohej kështu, atëhere pas dy apo tre orë të bashkimit, me mendimin e një ndarje të shpejtë dhe të përjetshme, do të ndërtohej një familje e pathemeltë. Shoqëria dhe dashuria e këtij çifti, do të bëhej si tek kafshët, e thjeshtë dhe artificiale. Nderi i familjes do të dobësohej dhe kënaqësitë e çastit do të përdoreshin për të shpëtuar nga detyrimet e përkohshme. Pra nderin e një familje, mund ta drejtojnë nga ferri apo xhenneti, veset epshore apo mëshira islame. Me mëshirën islame, një familje garanton Jetën e Mbrapme megjithë këtë. Sikurse nevoja për ushqime edhe uria e stomakut tregon se ato ekzistojnë (ushqimet), ashtu edhe ekzistenca e Ringjalljes është e nevojshme, sepse secili nga ne, ka dëshirën e mosvdekjes në shpirt. Po qe se njeriut i hiqet ky besim, atëhere tek ai zhduken të gjitha ato vlera fisnike, duke u shndërruar në një kërmë.
Pika e dytë
Do të parashtrojmë një argument, i cili është më i miri i të gjitha argumenteve të mëparshëm, mbi të vërtetën e Ringjalljes. Nga të gjitha themelet e besimit, ky është më i madhi argument.
Tërësisht ekzistencën e Ringjalljes e bën bindëse profetësia e Muhammedit (a.s.). Ai erdhi me të gjitha shenjat e Profetësisë dhe realitetet bindëse të Tij, që na e vërtetojnë këtë të vërtetë. Idea e njeriut të ndershëm, të njësuar nga vetë Zoti, të çon drejt vërtetësisë së Ringjalljes.
Fjala: “Dhe profetëve të Zotit xh.sh.”; ka vërtetuar dhe i dëshmon të gjithë Profetët dhe thëniet e tyre.
Duke thënë:
“Besoni në Librat e zbritura nga Zoti xh. sh.”; në këtë fjalë dëshmohet ky fenomen dhe e vërteta e Ringjalljes.
Zbritja e Kur’anit famëlartë, ekziston si gjëja më thelbësore e besimit islam dhe pastaj sqarimet e profetëve me fjalët e tyre, vërtetojnë krejtësisht të vërtetën mbi Ringjalljen. Kjo e vërtetë sqarohet edhe nëpërmjet shumë ajeteve të tjera të Kur’anit famëlartë, ku lajmërohen njerëzit për Ringjalljen.