Nga dobitë e shumta të agjërimit të Ramazanit do të tregohen vetëm nëntë prej tyre, brenda nëntë pikave:
1) Muaji i Ramazanit që në të filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).
Pika e parë: Agjërimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të "Themeleve të Besimit" të fesë Islame.
Agjërimi ka disa anë të dobishme, që mbështeten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqërore dhe individuale, sidomos në edukimin e veseve të nefsit dhe për të shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., për mirësitë që na ka dhënë. Muaji i Ramazanit është një vërejtje dhe paralajmërim nga pikëpamja e Edukatës Hyjnore, sepse ka shumë dobi. Ja një nga këto:
All-llahu xh.sh. i Madhëruar, faqen e tokës e ka krijuar në formën e një sofre, tryeze, me të gjitha llojet e mirësive dhe e ka shtruar përpara të gjithë popujve në një mënyrë të atillë:
2)“nga nuk e kujton fare (nga s’ta merr mendja); dhe në këtë mënyrë, Ai shfaq Edukimin e Gjithmëshirshmërisë dhe Plotmëshirshmërisë së Vet. Njerëzit, nën perden e pakujdesisë të të mirave materiale, nuk po munden të vlerësojnë dhe të çmojnë të mirat e All-llahut xh.sh.. All-llahu i Madhëruar me urdhërin e agjërimit të Ramazanit, i shtyn besimtarët të vihen në pozitën e një ushtrie.