AGJËRIMI I RAMAZANIT | AGJËRIMI I RAMAZANIT | 4
(1-9)

Tërhiqet pas çdo gjëje që është e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin që e edukon me Mëshirën e Pasosur.

Më në fund rrokulliset në moralin e keq, duke mos menduar për përfundimin e jetës, sepse edhe ai do të vdesë një ditë dhe do të ikë në jetën e përjetshme. Agjërimi i Ramazanit u tregon dobësinë mosmirënjohësve, varfërinë dhe pakujdesinë e tyre. Për shkak të urisë ata mendojnë stomakun dhe e pranojnë nevojën e tij.

Me anë të urisë së agjërimit, njeriu e kujton se sa mashtrues është trupi i tij dhe e pranon se ka nevojë për Mëshirën e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn të braktisë idhujtarinë e nefsit dhe të pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij. Në këtë mënyrë i zgjohet dëshira që të mbështetet në praninë e All-llahut xh.sh. dhe atëhere shpirtërisht bëhet gati që me dorën e falenderimit të trokasë në derën e Mëshirës së Tij (me një kusht që të mos ia prishë zemrën pakujdesia).

Pika e gjashtë: Gjithashtu në muajin e Ramazanit, është zbritur Kur’ani, e cila është një ngjarje e rëndësishme. Ne vetëm për një dobi do të flasim. Kur’ani i bekuar që ka zbritur në tokë pikërisht në këtë muaj, ka zgjedhur për vete muajin e Ramazanit, po këtë periudhë, për të treguar mikëpritjen e mesazhit të All-llahut xh.sh. dhe për t’u pastruar nga veset e këqija epshore. Për këtë arsye, ne duhet t’i përulemi urdhërit, duke mos ngrënë dhe pirë, veprime këto që të çojnë në përngjasimin e melekëve (engjujve). Pra siç veprojmë kur lexojmë Kur’an, ashtu edhe e dëgjojmë me respekt fjalën e All-llahut xh.sh., me një vëmendje të madhe, sikur se sapo të kishte ardhur nga Ai, nëpërmjet të Dërguarit Fisnik (a.s.), nga Xhebraili (a.s.). Të duket sikur këto fjalë po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe kështu përfiton një kënaqësi shpirtërore, sepse mendon arsyen e zbritjes së Kur’anit në tokë. Veç kësaj, për të tjerët ju bëheni edhe si një përkthyes i posaçëm.

Në muajin e Ramazanit sipërfaqja e tokës shndërrohet në një xhami të tillë, që një milion hafizë të Kur’anit, ia këndojnë atë popullit, të cilët e dëgjojnë me respekt. Kështu sa herë që vjen muaji i Ramazanit. Këtë kuptim e nxjerr në dritë ky Ajet i ndritur:

3) Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani.

Me këtë veprim dëshmohet se muaji i Ramazanit është gjithashtu edhe muaji i Kur’anit. Përveç hafizëve të fesë Islame edhe shumë grupe të tjera, i përulen Atij kur dëgjojnë zërin e bukur të hafizëve, gjithashtu edhe shumë të tjerë këndojnë për vete.

Nuk ka ze