AGJËRIMI I RAMAZANIT | AGJËRIMI I RAMAZANIT | 3
(1-9)

Pika e tretë: Ne do të shënojmë vetëm disa nga dobitë e shumta të agjërimit, që kanë si pikësynim jetën shoqërore.

Kështu: Njerëzit, Zoti i ka krijuar që të ushqehen në forma dhe mundësi të ndryshme. Sipas këtyre dallimeve, për këtë pasanikët i fton të ndihmojnë të varfërit. Kurse pasanikët gjendjen e dhimbshme të varfërisë, mund ta kuptojnë vetëm atëhere kur duke agjëruar, ta ndjejnë vetë atë. Po të mos ishte agjërimi, shumë pasanikë duke mos e provuar dhimbjen e urisë, do të binin viktimë e nefseve të tyre dhe nuk do të kishin asnjë pikë mëshire për të varfërit, të cilët kanë shumë nevojë për atë mëshirë. Ky mendim që të shtyn të respektosh racën tënde, është themeli i të vërtetës së falenderimit. Patjetër që mund të gjesh dikë më të varfër se vetja, sado i varfër që të jesh. Po qe se nuk detyrohet të vuajë urinë, atëhere askush nuk mund të kryejë detyrimin e mëshirës, që është i obliguar të bëjë mirë dhe të ndihmojë të varfërit siç e meritojnë. Pa ndjerë dhimbjen e urisë edhe në qoftë se do të bëjë mirë, e bën mangut, sepse nuk ka rënë në gjendjen e saj.

Pika e katërt: Agjërimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit ka shumë dobi, ne vetëm* një do të shpjegojmë:

Kështu nefsi i njeriut do ta shohë veten të lirë. Përderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon që dikush t’i ndërhyjë në fushën e vet. Nuk mund të pranojë se dikush po e edukon me mirësi të panumërta. Në veçanti kush ka pasuri dhe pushtet të pakufizuar dhe sidomos kur atë e ndihmon edhe pakujdesia. Në këtë rast, mirësitë e All-llahut xh.sh. i gëlltit si kafshë dhe përfiton si i shfrenuar. E pe se në muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga më i pasuri deri tek më i varfëri e kupton se askush nuk është zot, sepse Pronar është tjetërkush. Askush nuk është i lirë, por rob dhe e pranon se po nuk urdhëroi Ai edhe punët më të thjeshta dhe më të lehta nuk mund të realizohen. As dorën nuk mund ta zgjasë pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Në këto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon të bëjë detyrën kryesore të falenderimit. *nefs, egoja, uni, dëshira që janë të karakterizuara vetëm për këtë botë.

Pika e pestë: Prej shumicës së dobive, agjërimi është ndikimi në edukimin e nefsit,duke i përmirësuar ato. Njërin, të cilin po e përmendim më poshtë, i shërben braktisjes së punëve të liga dhe përmirësimit të sjelljeve të këqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobësinë, varfërinë e pafundme dhe paaftësitë e panumërta. Ai nuk do që t’i shohë ato dhe ta kuptojë se është një i varfër që mund të shkojë drejt zhdukjes. Ky është edhe thelbi i fatkeqësisë, sepse ai është një krijesë që është krijuar prej mishi dhe kocke, që do të prishet së shpejti dhe do të ndahet. Ai mendon se ka një trup prej çeliku, që kurrë nuk do të zhduket, prandaj sulet pas interesave të kësaj bote, duke imagjinuar se nuk do të vdesë. Me një ambicje të tmerrshme dhe me një lidhje të fortë pas kësaj bote, bën çdo përpjekje.

Nuk ka ze