AGJËRIMI I RAMAZANIT | AGJËRIMI I RAMAZANIT | 6
(1-9)

Shpesh herë një Mbret i Famshëm, disa ditë të vitit i zgjedh për vetveten si ditë festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaçëm të vet i njeh me ligje të veçanta, ndoshta dhe u falë dhurata të veçanta, duke qëndruar ballë për ballë njëri tjetrit pa kurrfarë perdeje, ashtu siç u ka hije shtetasve besnikë.

Po kështu edhe Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, Mbretëria e të Cilit arrin në njëzetetetë mijë botëra, ku të gjitha mbretëritë lëvizin me Fermanin e Urdhërave të Tij. Mesazhin dhe Fermanin më të madh dhe më të përsosur neve na i ka zbritur në muajin e Ramazanit. Kjo është edhe arsyeja që Ramazani të bëhet si festë e veçantë për All-llahun xh.sh., të Gjithdijshëm dhe të shndërrohet në një ekspozitë të madhe të Edukatorit të Vërtetë dhe në një kuvend shpirtëror. Pra kjo festë që thamë është Ramazani i Bekuar. Në të vërtetë për nga angazhimi i largimit të veseve epshore dhe të jetës kafshërore, duhet të na urdhërohet për një agjërim. Përsosmëria e Tij më e madhe është se ashtu siç na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga të imagjinatës.

Domethënë secilës shqisë i ndalohet të ndërhyjë në shijime të ndaluara dhe të padobishme.

Përshembull: Gjuhën ta ndalosh nga gënjeshtra, përgojimi dhe nga fjalët e papëlqyera, sepse për të tilla veprime është duke agjëruar edhe ajo. Atë ta angazhosh në këndimin e Kur’anit, të bëjë "tespih", të përmendë All-llahun xh.sh., të pendohet për gabimet dhe t’i dërgojë përshëndetje Pejgamberit (a.s.).

Shembull tjetër: Syrin ta ndalosh nga vështrimi i harameve dhe nga lëvizjet në vende të dyshimta, kurse veshin ta drejtosh të mos dëgjojë fjalët e liga, por Kur’anin dhe fjalët e drejta. Në këtë mënyrë edhe shqisat e tjera i shtyn të agjërojnë në këtë muaj të ndritur.

Në qoftë se gjatë agjërimit e ndalon të punojë këtë fabrikë të madhe të stomakut, tryezat e tjera do t’i përshtaten më shumë atij.

Pika e tetë: Për jetën individuale, nga dobitë e shumta që sjell agjërimi i Ramazanit, do të veçojmë vetëm njërën.

Shpirtërisht dhe fizikisht për njerëzit, agjërimi është një ilaç me shumë efekt. Nga pikëpamja mjekësore është një dietë e mirë, sepse njeriu kur ha më tepër se sa duhet dhe pa kontroll, e dëmton stomakun, gjë që mund t’i shkatërrojë shëndetin. Duke gjykuar në këtë formë, ai mund të bëhet i pavëmendshëm edhe për ushqimiet e palejuara, gjë që do ta shqetësojë shumë shpirtërisht, jo vetëm për këtë jetë por edhe për atë tjetrën. Kjo vepër e papëlqyer bëhet shkak që zemra dhe shpirti të mos u binden urdhërave të fesë Islame. Në këtë moment nefsi i pakujdesshëm i merr në dorë frerët e njeriut dhe e sundon atë, duke e çuar ku të dojë vetë. Me agjërimin e Ramazanit njeriu mësohet të mbajë dietë.

Nuk ka ze