(shëni përkthyesit).
5) Me emrin e Atij që është i Patëmeta. Nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih) duke i shprehë falenderime Atij.
Përgjithmonë qofshin mbi ju bekimi dhe mëshira e pashterrshme e Zotit xh.sh.)
Të nderuar vëllezërit e mi të sinqertë!
Fillimisht ju uroj natën e "Beraatit" së bashku me Bajramin që po vjen. I lutem Zotit xh.sh. për natën e Kadrit që do të vijë, për të regjistruar në fletoren e veprimeve tona, të mirat, që do të bëhen dobiprurëse sa një mijë muaj. Vendosëm që të lexojmë këtë dua (lutje):
O All-llah sjellna neve dhe nxënësve të vërtetë, te Risale-i Nurit, që nata e Kadrit tëna bëhet më e dobishme se njëmijë muaj.
Inshaallah për të gjithë besimtarët do të kthehet në një arsye bollëku (bereqeti) dhe sevapi. Lutem me sinqeritet dhe shpresoj ndaj Mëshirës Hyjnore, që të gjitha ditët e Ramazanit të na i shpërblejë me sevapet e Natës së Kadrit. Amin!.....
Tani vendosëm që në secilën ditë, secili nxënës i Risales të këndojë një "xhuz" (dhjetë fletë të Kur’anit), në mënyrë që në secilën ditë tëRamazanit të bëhet nga një "hatme" (lexim i plotë i Kur’anit). Kjo të bëhet në formën e "nakshive", të cilët kur përmendin All-llahun xh.sh., ulen rreth e rrotull, duke marrë pjesë përqark atij rrethi të madh ku do të këndohet Kur’ani. Pra ato "hatme" të amshuara, të këndohen për një qëllim të lartë dhe shpresojmë që të pranohet me sukses ndaj Mëshirës së All-llahut xh.sh..
SAID NURSI
Shënim: Në prefektura, krahina dhe fshatra ku jetojnë nxënësit e rinj së bashku me të vjetrit, çdo ditë të Ramazanit të këndojnë nga një "xhuz" të Kur’anit, në mënyrë që ato duke u mbështetur tek këshillat e mësuesve të tyre, t’i shpërndajnë këto mendime të mbushura me sevape dhe dritë. Kështu ata do të arrijnë të fitojnë sevapet e "hatmes" së çdo dite të Ramazanit, meqenëse i këndojnë më një qëllim të lartë dhe pa kurrëfarë interesi material, vetëm për t’ua dhuruar besimtarëve të të gjithë botës.