Përfundimisht agjërimi i Ramazanit e ka qëllimin drejtëpërsëdrejti të thyejë faraonësinë e nefsit, duke i treguar dobësinë, varfërinë dhe pafuqinë e tij. Ai e njofton se është një rob dhe asgjë më tepër.
Hadithi i Pejgamberit e ka theksuar se All-llahu i Madhëruar, nefsit i ka thënë:”Kush je ti, kush jam Unë". Nefsi i është përgjigjur: “ Unë jam unë, Ti je Ti". E ka torturuar, e ka futur në ferr dhe përsëri e ka pyetur, por ka marrë të njëjtën përgjigje: Ene ene, ente ente" (Unë jam unë, Ti je Ti) dhe asnjë torturë nuk i ka mjaftuar për t’ia thyer egon. Më pas All-llahu xh.sh. i ka bërë torturën e urisë, pra e ka lënë pa ngrënë dhe e ka pyetur: "Kush jam Unë, kush je ti?" Atëherë nefsi ka thënë:
4) " Ti je Edukatori im Mëshirëplotë, unë jam robi Yt i dobët".
(O Zot derdhi bekimet Tuaja mbi profetin tonë Muhammed (a.s.), aq sa është numri i sevapeve që përfitohen nga shkronjat e Kur’anit duke e kënduar në muajin Ramazan. Sjellna të bëjmë vepra të mira për të fituar hirën Tënde. I pastër, i Lartë është Zoti i Gjithfuqishëm, nga ajo që ata i përshkruajnë. Çdo e mirë qoftë mbi të dërguarit dhe falenderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë.)
Kërkoj falje sepse ky kapitull është shkruar brenda dyzet minutave dhe nga se unë së bashku me shokun tim kemi qenë shumë të sëmurë, nuk mundëm ta korigjonim dhe ka mundësi që nëpër shkrim të ketë paqartësira. U lutem vëllezërve të mi të nderuar të jenë dorëlëshuar ndaj nesh. Po ta gjejnë të papërshtatshëm mund ta korigjojnë.
(Shën; Autori i ka shkruar këto fjalë nga modestia. Por në fakt deri tani askush nuk ka mundur të gjejë ndonjë gabim)