Në këtë mënyrë të ndahesh nga një xhami, prej një adhurimi të bukur që i bëhet Zotit dhe të adhurosh nefsin duke ngrënë dhe pirë, padyshim kjo sjellje është e shëmtuar dhe i hidhëron shumë ata që shkojnë në xhaminë e madhe të botës (domethënë të gjithë myslimanët që agjërojnë, konsiderohen si një xhami e madhe). Po kështu edhe kur u kundërshton atyre që agjërojnë muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirtërore të të gjithë popujve myslimanë kudo në botë.
Pika e shtatë: Prej shumë dobive të agjërimit të muajit Ramazan, është edhe vërtetimi se kjo botë është një vend tregtimi dhe bujqësie për jetën tjetër:
Pra në muajin e Ramazanit vetëm me një punë të mirë të jetës së mbrapme, përfiton njëmijë sevape. Me Kur’an dhe me Hadithe të Pejgamberit (a.s.), theksohet se jashtë Ramazanit, për çdo shkronjë të Kur’anit që ti këndon, fiton së paku dhjetë sevape, mirësi dhe fruta të xhennetit. Në muain e Ramazanit, jo dhjetë, por për secilën shkronjë fiton njëmijë, kurse për ato të disa ajeteve, siç janë ato të “Ajetul Kursi”-së, fiton me mijëra sevape. Në të xhumatë e muajit Ramazan dhe në natën e Kadrit, për një shkronjë fiton tridhjetëmijë sevape. Ja pra, një shkronjë njeriut i jep tridhjetëmijë sevape dhe Kur’ani për atë bëhet dobiprurës në muajin e Ramazanit, si një pemë e xhennetit, "Tuba”-s, një dru frutor i shndritshëm dhe i përjetshëm.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur këtë tregti të amshuar dhe të përjetshme dhe kuptoje se sa humbje të pafundme është për ata që nuk e çmojnë Kur’anin.
A e kuptove se Ramazani është një model ekspozite dhe shumë fitimprurës për jetën e përjetshme? Për të mbjedhur prodhimet e jetës tjetër, Ai është si ai shiu i prillit në pranverë. Prandaj ndaj mirësive dhe Edukatës së Zotit xh.sh., është si një festë dhe parakalim zyrtar. Ky është një shkak i arsyeshëm për t’i urdhëruar myslimanët të agjërojnë Ramazanin dhe të mos i shtojnë pakujdesitë. Të mos jenë të pangopur ndaj ushqimit dhe pijes, larg nefseve dhe nevojave kafshërore dhe orekseve të papëlqyera. Kështu urdhërohen që për një kohë të shkurtër të braktisin veset kafshërore dhe t’u shëmbëllejnë melekëve të pamëkatshëm. Ndoshta njeriu duhet ta mendojë se ka hyrë në tregtinë e jetës tjetër, për të mbledhur prodhimet e saj, prandaj le të bëhet njeri i pamëkatshëm për një farë kohe. Shpirtërisht le t’i braktisë nevojat dhe të bëhet Pasqyra e Gjithëdrejtuesit duke pranuar dobësinë dhe varfërinë e vet.
Në muajin e Ramazanit myslimanët në këtë jetë të përkohshme, me një jetë të shkurtër u jepet mundësia të përfitojnë moshën e përjetshme dhe një jetë të përgjithmonshme.Vetëm në muajin e Ramazanit njeriu mund të përfitojë frutat e një moshe të gjatë prej tetëdhjetë vjetësh. Në Kur’an theksohet se nata e Kadrit vlen më shumë se njëmijë muaj.