Të tillë janë edhe evlijatë, që duke ngrënë pak e pastrojnë veten nga veset e nefsit. Kështu nefsi mësohet t’i bindet urdhërave dhe stomaku i dobët e fatzi shpëton nga pesha e rëndë e bluarjes, që bëhet shkak që njeriu të sëmuret shpesh. Njeriu gjatë muajit të Ramazanit disiplinohet,që ai të mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e mëson njeriun ta kuptojë se qëllimi i krijimit të tij është të mos e shkatërrojë jetën shpirtërore.
Njeriu në jetën e tij në shumë raste përballohet me urinë, pra agjërimi i Ramazanit është një lloj ushtrimi, që ia kalit durimin njeriut. Agjërimi i Ramazanit zgjat rreth pesëmbëdhjetë orë në ditë dhe po të mos hahet syfyr, ai zgjat njëzetekatër orë. Pra për të kalitur durimin, ky është një ushtrim shumë i mirë dhe një ilaç për atë që nuk duron dot fatkeqësinë dhe nuk ka rezistencën e duhur. "Fabrika" e stomakut (lukthit) ka shumë anë shpirtërore, sepse pajisjet e saja kanë kontakt me vetë njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urinë e një muaji, atëhere sundimin e merr në dorë ai dhe bëhet shkaktari i veseve të tjera, duke u dhënë pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit. Shqisat tek të vegjëlit, që janë si ato dhëmbëzat interesante, duke u marrur me ulërimën dhe tymin e "fabrikës" shpirtërore të stomakut, të ngrënit i ngatërron ato dhe ua rrëmben kohën e tyre. Po të mos ishte agjërimi, do t’i shtynte të harronin detyrat. Ky është një shkak që prej vitesh shumë njerëz të shenjtë, për të arritur përsosmërinë, e kanë mësuar veten të jetojnë me pak bukë dhe ujë. Me agjërimin e Ramazanit pajisjet e kësaj "fabrike" e kuptojnë se nuk janë krijuar vetëm që t’i shërbejnë asaj. Të tjera pajisje në vend që ta kalojnë kohën në ambjente të papastra të stomakut, ato duke agjëruar, kohën shpirtërisht e kalojnë duke provuar shije si melektë. Agjërimi e detyron njeriun ta kthejë vëmendjen nga ata që e kalojnë jetën pa ngrënë, si engjëjt. Për këtë shkak, në muajin e Ramazanit myslimanët shpirtërisht përparojnë në shkallë të ndryshme dhe sipas meritave fitojnë gëzime, qetësi dhe lehtësira të zemrës. Zemra, shpirti, mendja dhe sekretet e shqisave të besimtarëve në muajin e Ramazanit, për shkak të agjërimit përsosen dhe fitojnë shumë ngushëllime shpirtërore. Ato qeshin përballë vajtimeve të stomakut.
Pika e nëntë: Pikësynimin kryesor agjërimi i Ramazanit drejtëpërsëdrejti e ka të thyejë imagjinatën prej idhulli të nefsit dhe ta njohë dobësinë që të fillojë të bëjë adhurimin ndaj Krijuesit të tij. Këtu do të pasqyrojmë vetëm njërën nga dobitë e shumta:
Nefsi i njeriut nuk mund ta pranojë ekzistencën e një Edukatori të Gjithësisë. Ashtu si një faraon, ai kërkon të bëhet idhull. Megjithëse me shumë vështirësi, mundohu sa të duash, damari i tij përsëri kërkon të ringjallet. Ky damar i tij mund të thyhet vetëm me anë të urisë.