Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 23
(1-34)

Tani po ta sqaroj ty këtë ndodhi të imagjinuar. All-llahu e bëftë hajr! Ai qytet që përmenda simbolizon jetën shoqërore të njerëzimit. Secila vilë është një njeri. Brenda kësaj vile-njeri dallohen shqisat dhe cilësitë e buta të njerëzve, si: syri, veshi, zemra, shpirti dhe mendja. Veç këtyre, njeriu në vetvete përmban edhe forca epshore, si: nervat, seksi etj.. Tek çdo njeri secili organ ka detyrën e vet. Prirjet epshore dhe nervore kanë vendin tek "porta" e tyre si qen-roje. Po i vure ndjenjat e buta në shërbim të veseve dhe pastaj t’i zhvlerësosh, ato të shtyjnë të harrosh detyrimin kryesor. Kjo është një rënie e tmerrshme. Këtë nuk mund ta quajmë kurrsesi përparim, por po e lëmë me kaq. Anët e tjera të çështjes mund t’i kuptosh edhe vetë.

Pika e tretë:

Përmes punës dhe veprës së tij, njeriu shfaqet si një krijesë e dobët dhe e pafuqishme. Pamja e kësaj ane të njeriut është kaq e dukshme, saqë mjafton që ta zgjatësh dorën për ta kapur. Për ta kuptuar më mirë mjafton të krahasojmë kafshët e buta me ato të egra. Kafshët e buta, pasi ia kanë dhënë frerët në dorë njeriut, janë bërë dembele dhe të dobëta si njerëzit, kurse shoqet e tyre të egra kanë një dallim të madh. Ky dallim duket midis kaut të butë dhe atij të egër, midis dhisë së butë dhe asaj të egër. Njeriun një Zot e ka krijuar dhe Ai e pranon dhe e lartëson atë sipas ligjeve dhe rregullave të Tij. Njeriu të gjitha pyetjet dhe lutjet Atij ia drejton, sepse Ai e ka dërguar në bujtinën e Kësaj Bote si një mysafir të ndershëm. Si mik i një Fisniku që është, njeriut përpara vetes i janë hapur Arka e Thesareve. Zoti i ka mësuar mjeshtëri të rralla dhe e do si shërbëtorin e Tij besnik. Zoti xh.sh. për dobinë e njeriut përpara tij ka hapur horizonte, ku të shëtisë dhe të sodisë mbi të gjithë sipërfaqen e rruzullit. Imagjinata e njeriut të shpaloset gjërë e gjatë.

Kështu në qoftë se njeriu mbështetet tek "un”-i dhe si qëllim kryesor ka këtë jetë të përkohshme, ai këtu vetëm se ushqehet dhe kënaqet me disa mirësi kalimtare. Rrethi i tij është i ngushtë. Ai gulçet dhe shkon nga hiçi. Organet e tij që i janë dhënë për t’i shërbyer në këtë jetë, si shqisat dhe pjesë të tjera të veçanta të trupit, do të ankohen ndaj tij dhe në "Mah’sherin e Madh" kundër tij do të dëshmojnë. Ata do të jenë paditësit e tij. Në qoftë se ky njeri e quan veten mik të përkohshëm në këtë botë dhe kapitalin e moshës së vet do ta harxhojë për Padronin e vet, ky është me të vërtetë mik i Zotit xh.sh.. Si të ketë punuar mirë në një rreth të gjerë për një jetë të përjetshme, atëhere bota për të do të ketë më shumë frymëmarrje, zbavitje dhe pushime.

Nuk ka ze