Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 20
(1-34)

Tani o njeri i pakujdesshëm! Është e mundur që një mëkat të regjistrohet si njëmijë dhe të mirat fare të mos shkruhen. Por shiko Bujarin e Gjithmëshirshëm që me drejtësi duke e dashur njeriun dhe duke e çmuar, për çdo mëkat shkruan vetëm një, kurse për çdo të mirë shkruan dhjetë, shtatëdhjetë, shtatëqind apo shtatëmijë. Për sa thamë kuptohet që, po të hysh në ferrin e tmerrshëm është një dënim i veprimeve tuaja, i gjykuar me një Drejtësi të Pastër, por hyrja në Parajsë është vetëm një mëshirë e Zotit xh.sh..

Pika e dytë

Njeriu ka dy detyra:

Njëra, duke u kthyer nga "un”-i është e predispozuar vetëm për këtë jetë. Tjetra, duke adhuruar All-llahun është kthyer nga Jeta e Përjetshme.

Në rastin e parë, kur fytyra drejtohet nga "un”-i, krijesa është në gjendje të mjerueshme. Kapitali i saj është sa një qime koke dhe me aftësinë që ka prej jetës, shumë pak përfiton (ajo së shpejti do të shuhet si një dritë e vagëlluar). Atij jeta do t’i duket e shkurtër dhe trupi do t’i kalbet shumë shpejt. Në këtë rast, ky njeri kudo që gjendet, në hapësirat e Gjithësisë, nga të gjitha llojet e qënieve të panumërta është një individ nazik dhe i dobët.

Në gjendjen e dytë, kur adhurimi i kushtohet All-llahut, kur e pranon varfërinë dhe dobësinë e vet, atëhere horizonti i tij zgjerohet. Vlera dhe rëndësia e tij rritet, sepse dihet që Krijuesi i Madhërueshëm, midis cilësive shpirtërore të njeriut ka futur edhe dobësi dhe varfëri të pafundme.

Pse i di dhe i njeh këto cilësi, njeriu duhet të pranojë Fuqinë e Pafundme të Fuqizorit të Mëshirshëm dhe të çmojë pasurinë e Tij të Begatë, e atëhere ky njeri bëhet si një pasqyrë e madhe e shfaqjes së Zotit xh.sh.. Pra njeriu i ngjan farës. Ashtu siç i jepen farës prej Fuqisë së Tij, aftësitë, mundësitë, mjetet dhe elementet e vlefshëm nga kaderi, caktimi i Zotit xh.sh., po kështu i jepen edhe njeriut të gjitha mundësitë. Atij i është dhënë një program i hollë dhe i studiuar, si asaj farës, që i është dhënë një ndërtim i përshtatshëm që të mund të punojë nëntokën e fortë dhe duke e zgjeruar shtegun e ngushtë të lartësohet në ajrin e pastër duke u bërë një pemë madhështore.

Nuk ka ze