Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 18
(1-34)

Po qe se mbështetesh tek "uni" dhe aftësia jote, duke braktisur mbështetjen tek Zoti i Madhëruar xh.sh.. dhe duke ecur në rrugë të gabuar, një ditë do të përfundosh në ferr. Kryelartësia jote duke adhuruar vetveten, duke thënë se çdo gjë "e bëj unë", do të të lërë në rrugë pa krye. Aftësia jote dhe bëmat e tua s’do të kenë as vlerën e krahut të bletës apo të milingonës. Si rrjedhim, do të të duket vetja i dobët dhe i mjerë, sa një merimangë apo mizë. Barra e ligësive të tua është aq e madhe dhe e rëndë, sa pesha e një mali të lartë, apo sa dëmi i sëmundjes së murtajës.

Pra o njeri, ti ke dy rrugë:

E para, krijim, ekzistencë, dobi, realizim, veprimtari...dhe...

E dyta, rënie, shkatërrim, grindje, mosrealizim, dhe vendqëndrim vagabondash.

Në rrugën e parë, me aftësi je më poshtë se bleta apo zogu i malit, më i pafuqishëm se merimanga. Kur të kalosh në anën tjetër, atëhere fuqia jote i kapërcen edhe malet, edhe qiejt. Barrën më të rëndë, që malet s’kanë mundur ta ngrenë, pra amanetin e Zotit xh.sh., pa frikë e merr mbi shpinë. Pas kësaj, me fuqitë e tua mundohesh të shfrytëzosh një sipërfaqe të gjerë sa të gjithë qiejt dhe malet. Kur ke si qëllim të bësh mirë, mund të bësh aq sa të arrijë krahu apo forca jote. Në qoftë se ti o njeri, priresh nga e keqja dhe e bën atë, atëhere do të sjellësh vetëm shkatërrim, dhe dhunë, duke përhapur panik. Mosbesimi është si një konglomerat i paditurisë dhe i pavërtetësisë së fenomeneve. Kjo e keqe e madhe e poshtëron Gjithësinë, Emrat e Bukur dhe mbi të gjitha është një e keqe që tërë qëniet i nenvlerëson, sepse për çdo gjë mohon Mjeshtrin e saj. Mosbesimi njeriun e hedh në nivelin më të ulët dhe e poshtëron. Të gjitha krijesat që kanë një rang të lartë pranë Zotit xh.sh. dhe janë ngarkuar për përmbushjen e detyrimeve ndaj Tij, janë një Mesazh i Bukur edhe pse janë vendosur në rangun e lartë, me një detyrim të caktuar, si një Mesazh i Bukur dhe si një farë nëpunësash të Tij, mosbesimi i ul ata në nivelet më të rëndomta dhe më të pakuptimta. Në këtë rast atyre u hiqet e drejta e pozitës dhe nuk mund të jenë më pasqyrues të Zotit dhe Përfaqësues të funksioneve të Emrave të Bukur. Pra, mosbesimi zhvlerëson qënien e tyre si krijesa të preferuara dhe i shndërron në sende të zakonshme dhe të pavlera. Ai i hedh ata në harresë dhe veçim, duke i konsideruar si të përkohshëm, që shumë shpejt do të shkatërrohen dhe prishen duke shkuar drejt hiçit.

Nuk ka ze