Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 15
(1-34)

Si shembull mund të sjellim bimët dhe kafshët, të cilat me një gjuhë dhe aftësi të veçantë, kërkojnë nga Krijuesi një fytyrë të vetën, ku të pasqyrohen të gjithë Emrat e Bukur. Gjithashtu, secila krijesë me gjuhën e nevojës, për të arritur sukses dhe për të vazhduar jetën e mëvonshme, në mënyrë të veçantë shprehin kërkesat e tyre ndaj Fisnikut. Për të përmbushur këto kërkesa të domosdoshme jetësore, ato përpiqen që duke u lutur t’i përmbushin ato, në formën e ushqimit, sipas aftësisë së tyre. Po me gjuhën e paaftësisë, ato bëjnë një lloj duaje për të shpëtuar nga fatkeqësitë. Çdo qënie që është me shpirt kërkon mbështetjen e fortë të All-llahut xh.sh..

Këto tri lloj lutje, në qoftë se diçka nuk i bëhen peng, gjithmonë janë të pranuara.

Lloji i katërt është lutja jonë e cila është edhe më e fuqishme. Ajo ndahet në dy pjesë:

- Njëra lutje është me punë dhe mirëqënie.

- Tjetra, me zemër dhe me gojë.

Po japim një shembull:

Njeriu nga Krijuesi kërkon me gjendjen e tij. Ai duke lëvruar tokën e ka bërë trokitjen e parë në Arkën e Zotit xh.sh.. Këto lloj lutjesh që bëhen me punë dhe janë të mbështetura nga funksionet e Emrave të Bukur të Fisnikut Absolut, shumë rrallë mund të ndodhë që të mos pranohen.

Me gjuhë dhe zemër njeriu duhet t’i lutet Zotit, për ato nevoja apo kërkesa, ku dora dhe mendja e tij nuk arrin. Fruti më i rëndësishëm i kësaj lutjeje është se, ai që lutet e kupton që është "Një", që dëgjon gjithçka që kalon nëpërmes zemrës së tij, pra Zoti xh.sh., i Cili i vlerëson mendimet e mia. Dora e Tij arrin të plotësojë çdo dëshirë, sado e vogël qoftë, duke mëshiruar dobësinë. Ai i gjen shërimin varfërisë sime.

Shiko pra o njeri i pafuqishëm dhe i varfër! Mos e hiq nga duart këtë mundësi, që është çelësi i Thesareve të Mëshirës dhe një levë e zotërimit të një force të pashterruar. Nëpërmjet kësaj leve ngjitu dhe ngrihu në kulmin e lartësive të njerëzimit.

Nuk ka ze