Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 13
(1-34)

Pamja e pestë:

Besimi, për të plotësuar detyrën e krijimit të njerëzve, e bën të nevojshme lutjen. Këtë e ka saktësuar Kur’ani me ajetin:

(6) Thuaj: Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj.

Me ajetin tjetër e urdhëron njeriun të lutet:

(7) Më thirrni mua, Unë ju përgjigjem.

Por, po qe se njeriu e zë në gojë shpesh këtë fakt, duke thënë se po lutem, por lutja nuk po më pranohet, ky ajet në përgjithësi përgjigjet: "Secila lutje ka një përgjigje". Atëherë ju replikoni: "Të përgjigjesh është një gjë dhe të pranosh është gjë tjetër". Secila lutje ka një përgjigje, por për ta pranuar këtë dhe për të dhënë pikërisht atë që kërkon, kjo nuk përputhet me Diturinë e Tij Absolute". Për shembull: Një fëmijë i sëmurë bërtet: "O doktor, shikoma pak plagën dhe më jep këtë ilaç!" Dhe mjeku, pasi dëgjon ankesën, i jep ilaçin e duhur duke ia plotësuar kërkesën, por duke iu referuar shkencës së mjekësisë. Mjeku e di fare mirë se fëmijës i nevojitet ilaç tjetër për kurimin e dhimbjeve, një ilaç më i efektshëm, ndërsa ilaçi që kërkon fëmija, nuk bën efekt, ndaj dhe mjeku nuk ia jep, edhe pse i lutet. Pra All-llahu i Madhërishëm, ngaqë është Mbizotërues Absolut dhe Mbikëqyrës, secilin nga robtë e Vet nuk ia lë lutjen pa përgjigje. Në qoftë se ndokush është në gjendje të trishtuar, All-llahu atij i paraqitet shpirtërisht duke i thënë: "Robi im, mos u trishto dhe mos u frikëso! Unë, Krijuesi yt, jam pas teje!" Zoti më mirë se kushdo tjetër e di se cila nevojë duhet përmbushur më parë, sepse kjo lidhet me Diturinë e Tij të Kulluar dhe të Mrekullueshme. Ia plotëson apo jo kërkesën dikujt, kush më mirë se Ai mund ta di?

Lutja ndaj Zotit xh.sh. është një adhurim (ibadet) dhe frutet e saj do të vilen në jetën e ardhshme. Me lutjet tona (duatë) ne përcaktojmë edhe qëllimin e tyre të menjëhershëm. All-llahu më mirë e di se çfarë vlere kanë ato për këtë jetë apo për jetën e ardhshme. Çdo lutje ka kohën dhe qëllimin e vet. Kërkesat nuk janë qëllimi kryesor i lutjes.

Nuk ka ze