Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 11
(1-34)

Domethënë çdo tipar i secilës kafshë, frymëzohet dhe udhëhiqet nga Zoti xh.sh.. Nga kjo kuptojmë se kafsha si detyrë parësore nuk ka që çdo dhunti ta arrijë nëpërmjet studimit. Ajo nuk përparon duke mësuar dhe pasi të ketë kuptuar dobësinë e vet, të lutet. Sigurisht që, detyra e saj është që simbas aftësive të punojë, veprojë dhe në këtë mënyrë ajo të shprehë adhurimin e vet ndaj Allahut xh.sh., Krijuesit të vet.

Me ardhjen e tij në këtë botë, njeriu e ka të nevojshme të marrë njohuri për çdo send dhe është tepër i paditur ndaj ligjeve të jetës. Mbase edhe për njëzet vjet të jetës së vet ai nuk do të jetë informuar mbi të gjitha ligjësitë dhe të fshehtat e ambientit ku jeton. Proçesi i njohjes do ta shoqërojë atë deri në fund të jetës së tij, sepse nevojat e tij nuk kanë fund. Shpeshherë, ai do të ndihet i pafuqishëm dhe i pazoti për t’u përballuar me vështirësitë e jetës. Në këtë botë njeriun Zoti xh.sh. e ka dërguar që të mësojë deri në momentet e fundit të jetës. Nga pafuqia dhe dobësia e vet ai brenda një apo dy vjetësh do të ngrihet në këmbë. Pas pesëmbëdhjetë vjetësh mund të jetë në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja. Po qe se e ndihmon dikush, ai mund të marrë nga ana e të mirave dhe të braktisë të këqijat.

Detyra parësore e njeriut është të arrijë përsosmërinë duke studiuar dhe mësuar, duke u lutur dhe adhuruar.

Njeriu duhet të kujtohet se me mëshirën e kujt ka ardhur në këtë botë dhe kush ia ka dhënë atij përsosmërinë e pakursyer. Ai duhet t’i drejtohet vetes: "Me Bujarinë e kujt po edukohem si jo më mirë? Nga po më vjen kjo fisnikëri që po më ushqen kaq bollshëm dhe po më kuron nga sëmundjet?"

Prej mijëra krijesave, vetëm njeriu ka shansin që me gjuhën e varfërisë dhe dobësisë së tij, duke u lutur ta kthejë fytyrën nga Ai, që gjithmonë lexon këtë gjuhë dhe ia pranon lutjet sipas nevojave që ka.

Njeriu me krahët e pafuqishëm dhe me varfërinë e tij, nëpërmjet Besimit tek Zoti xh.sh. dhe lutjeve ndaj Tij, mund të fluturojë në majat më të larta të hapësirave.

Nuk ka ze