Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 9
(1-34)

Njeriu e di fort mirë se fuqia e tij nuk mund të mposhtë kurrgjë, prandaj përulet nën pushtetin e Zotit xh.sh., që kështu të largohet nga kjo botë i qetë dhe pa probleme. Ai largohet nga kjo botë për të pushuar përjetësisht në jetën e varrit. Pastaj duke "fluturuar" hyn në parajsë.

Nëse nuk i je bindur Zotit xh.sh., atëhere të gjithë peshën e jetës e ke mbi shpatulla dhe ndoshta kjo të zhyt në thellësinë e xhehennemit.

Domethënë, njeriu duhet të besojë se Zoti xh.sh. është Një dhe i Vetëm. Ai duhet të mbështetet dhe t’u bindet urdhërave të Zotit xh.sh. dhe pikërisht, kjo bindje mundëson kënaqësinë e të dy jetëve.

Sidoqoftë mbështetjen dhe bindjen ndaj Zotit xh.sh. mos e mendo si një sakrificë për të fituar të drejta më shumë, por si një mundësi të analizosh shkaqet dhe arsyet dhe të besosh tek Ai. Mbase të duhet që shkaqet dhe arsyet t’i pranosh, si perde përpara fuqisë së Zotit xh.sh..

Përdorimi i shkaqeve apo arsyeve në vetvete është një farë lutjeje, e cila bëhet përmes punës dhe më vonë pret rezultatin prej Zotit xh.sh.. Mirënjohjen për këtë realizim duhet t’ia shprehësh vetëm Atij dhe askujt tjetër. Këtë të vërtetë e kuptojmë më mirë nga ky shembull:

Në kohëra shumë të lashta jetonin dy njerëz. Një ditë, pasi prenë nga një biletë, hipën në një anije për të bërë një rrugë të gjatë. Njëri nga ata, pasi e lëshon barrën e vet diku në anije, ulet edhe vetë mbi të. I lehtësuar nga pesha ai hedh sytë në të majtë dhe në të djathtë duke soditur pejsazhin e mrekullueshëm.

Tjetri, që ishte pak si fyçkë nga mendja, vazhdon të mbajë peshën e vet mbi shpinë. Shoku i thotë: "Hej bre, pse nuk lehtësoshesh prej barrës që ke mbi shpinë?"

Mëndjelehti ia kthen: "Jo, nuk mund të bëj ndryshe. Unë jam ca i fortë dhe barrën e mbaj mbi shpinë, që mos të më humbasë". Përsëri shoku i thotë: "Kjo anije e Mbretit, që po na mban është më e fortë se ne. Mbi anije barra do të jetë më e sigurtë dhe më e mbrojtur. Ty, mbase të trulloset koka prej barrës dhe bie mbi valë së bashku me ngarkesën që ke mbi shpinë. Gjatë rrugës forca të humbet dhe me lartësinë e trupit që ke, duke u kolovitur majtas dhe djathtas dhe me mëndjelehtësinë tënde, do të biesh sëbashku me ngarkesën.

Nuk ka ze