Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 6
(1-34)

Po tregojmë një ndodhi të imagjinuar:

Ndër dy male të lartë varej një urë e tmerrshme. Nën të kalonte një lum i thellë dhe i rrëmbyer. Unë rrija mbi urë. Gjithë botën e kishte kllaposur errësira. Me imagjinatën timë çava errësirën dhe pashë në të djathtë një varr të stërmadh, në të majtë përmes errësirës dallova dallgët e fuqishme që krijonte stuhia. Të paktën mua kështu m’u shfaq. Hodha përsëri sytë nën urë dhe vura re greminën e thellë. Për t’u përballuar me errësirën, në xhep kisha një fener të vogël, të cilin e përdora në këtë çast të vështirë. Nën dritën e tij të vagëlluar pashë gjendjen e mjerë ku ndodhesha. Përreth urës një lukuni ujqërish prisnin me vështrim dhe me gojë të çapëlyer në drejtimin tim. Aty kishte gjithfarë lloj egërsisrash: dragoj, luanë, etj.. Mbase, po të mos kisha këtë fener me dritë të dobët, nuk do të kisha vënë re asgjë. Atë e ktheja në të gjitha drejtimet dhe ngado e njëjta pamje më shfaqej. Me vete thosha: "Ky fener po më bën dëm!" dhe u hidhërova pa masë. Në inat e sipër e përplasa fenerin me sa fuqi që kisha pas gurëve dhe e bëra copë-copë. Kur përplasa fenerin, m’u bë sikur përplasa çelësin e një llambe elektrike, që në çast e shpërndau errësirën dhe të gjithë vendin ku ndodhesha, e mbështolli drita në të katër anët. Kur llamburiti drita, pashë anën e vërtetë të secilit vend. Por çfarë kisha parë në të vërtetë? Ura nuk ishte urë, por një bulevard i gjerë dhe i drejtë në mes të një fushe. Në anën e djathtë nuk kishte varr, por një plantacion të gjelbërt dhe për rreth kopshte të blertë, që i punonin njerëz të mbështjellë nga gëzimi dhe hareja. Ata shprehnin në fytyrat e tyre një ndjenjë të ngrohtë adhurimi. Biseda e tyre ishte e përzemërt dhe gazmore. Ata bënin "dhikër" (përmendnin Zotin) gjatë gjithë bisedës. Ana e majtë, ku më parë kisha greminën dhe ku dëgjoheshin britma të tmerrshme, nuk ishte ashtu. Ajo ishte e hijeshuar dhe e zbukuruar si për festë. Harxhime të mëdha ishin bërë për një gosti, që pritej të shtrohej nga çasti në çast. Kudo shëtisnin njerëzit. Kafshët e egra që m’u shfaqën në errësirë, ishin ca kafshëza të buta dhe të bukura. Aty kishte deve, kuaj, qè, dhi, etj. Kur pashë këtë ndryshim falenderova Zotin, që më dha Dritën e Besimit.

(3) All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan. I nxjerr ata prej errësirave në dritë.

Kur këndova ajetin e Zotit xh.sh., përnjëherë u zgjova.

Nuk ka ze