Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 8
(1-34)

Në këtë çast Gjithësia duket e qartë. Këtë gjendje e shpjegon ajeti i famshëm:

(5) All-llahu është dritë (ndriçuese, udhëzues) i qiejve e i tokës..

Njeriu i zgjuar, me syrin e zemrës së tij, do ta shohë të ardhmen, e cila nuk do t’i duket si një varr, por si një rrugë plot dritë.

Njerëzit në çdo periudhë i ka drejtuar një Pejgamber i Zotit xh.sh. apo një Evlija i Shenjtë. Ata e kanë udhëzuar popullin me shpirt të pastër dhe me adhurimin ndaj Zotit xh.sh.. Pasi kanë përmbushur detyrën e tyre duke thënë: "All-llahu Ekber", kanë fluturuar në të ardhmen, me pozita të larta, të cilat i kanë merituar duke bërë të mira në këtë jetë.

Në të majtë, do të vësh re shndërrime të çuditshme, vila luksoze dhe vreshta të begata të xhennetit, të përgatitura për kënaqësinë e njerëzve. Aty do të shtrohen gosti hyjnore për të gjithë besimtarët. Me Dritën e Besimit do të shohësh se si do të shndërrohen të gjitha ato dukuri që ndodhin në jetë si: stuhitë, tërmetet dhe murtaja, në gjëra krejt të vlefshme. Me Dritën e Besimit stuhitë dhe shirat e furishëm në stinën e pranverës janë mjaft dobiprurës dhe një argument i Mëshirës së Kulluar të Zotit xh.sh..

Pra, për besimtarin edhe vdekja quhet si fillimi i kënaqësive të përjetshme, bile varri është si një portë për të kaluar tek kjo shtëpi përrallore.

Pamja e tretë:

Besimi është Dritë (Nur) dhe Fuqi.

Kush e zotëron Besimin e vërtetë, nuk i trembet askujt dhe asgjëje. Për të zotëruar këto cilësi duhet të thotë: "Tevekkeltu Alall-llah", që domethënë: "Mbështetem tek Zoti, për të gjitha presionet, shantazhet dhe problemet që kam". Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtoj pa marrë asnjë goditje në anijen e jetës, që përplaset midis dallgëve e trishtuar. Me një siguri të përsosur, besimtari do t’i soditë ngjarjet dhe fenomenet e botës së bashku me peshën e rëndë të jetës, duke qenë i ndërgjegjshëm se të gjitha këto janë kurdisur nga ana e të Plotfuqishmit të Plotmëshirshëm.

Nuk ka ze