Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 7
(1-34)

Tani po u sqaroj kuptimin e kësaj ndodhie. Njëri mal është fillimi i jetës, kurse tjetri, fundi i saj, pra dy botërat dhe fundi - jeta e varrit.

Ura është rruga e jetës.

E djathta është e kaluara.

E majta është e ardhmja.

Feneri është koka e njeriut që i pëlqen vetëm mendimi i vet, që nuk i përgjigjet mesazheve të Zotit xh.sh., pra është "uni" i vetvetes.

Ato që i quajtëm egërsira, janë ndodhitë dhe ngjarjet e ndryshme të njerëzve.

Kush i beson “un”-it të vet, bie në errësirën e pakujdesisë. Ai që u ngjitet pas atyre që ndjekin rrugën e prapësive, ngjan me atë gjendjen time të fillimit. Drita e fenerit është njohuria e pamjaftueshme e materialistëve, të cilët të kaluarën e çmojnë si një varr të madh. Sipas tyre, jeta shkon nga hiçi.

E ardhmja për sytë e materialistëve duket si një stuhi e tmerrshme, sepse ata janë të verbuar nga mosbesimi dhe e quajnë çdo gjë të rastësishme. Ky mosbesim ua bën atyre të ardhmen si një egërsirë të tmerrshme, që do t’i përlajë nga çasti në çast. Në realitet secili është një nëpunës i Zotit xh.sh. që lëviz nën dritën e Diturës së Tij të Kulluar.

(4) E kujdestarët e atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hedhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Kur në zemrën e njeriut të kenë hyrë udhëzimet e Zotit xh.sh. dhe besimi të jetë rikthyer, duke mos i lënë hapësirë palaçolleqeve dhe djallëzive, atëhere ai do të më ngjajë mua, në gjendjen time të dytë shpirtërore, siç ua tregova më lart nepërmjet imagjinatës. Për të arritur në këtë gjendje shpirtërore, njeriu duhet t’u nënshtrohet urdhërave të Librit të Zotit xh.sh. dhe papritur hapësira do të mbushet me Dritën e Nurit Hyjnor.

Nuk ka ze