Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 4
(1-34)

Besimi është lidhje e fuqishme midis njeriut dhe Krijuesit të tij, Allahut xh.sh.. Besimi i lidh ata fort me njëri-tjetrin. Njeriu duke i besuar Krijuesit të tij stoliset me cilësitë më të çmuara dhe në bazë të tyre vlerësohet. Njeriu çmon dhe lartëson veten me Besimin e vet, me përkushtim ndaj vlerave të tij.

Mosbesimi i pret marrëdhëniet e njeriut me Krijuesin e Plotmëshirshëm. Prej kësaj shkëputjeje njeriu zbehet dhe zhvlerësohet deri në atë pikë, sa qëllimi dhe pikësynimi i tij në jetë kufizohet vetëm me vlerësimin e sendeve materiale të kësaj bote. Duhet të dimë se materia është e përkohshme. Ajo shpërbëhet dhe shkon drejt asgjësë, pra drejt zeros. Çdo trup fizik ka për bazë jetën shtazore, d.m.th. asgjënë, hiçin. Për të sqaruar këtë sekret të madh dhe me shumë domethënie po japim një shembull konkret:

Nganjëherë krijimtaria e njeriut në artet e bukura u jep sendeve vlera të veçanta. Sendet në vlerën materiale, ashtu edhe në atë artistike nuk kanë të njëjtën barazi. Ka raste kur vlerësohet në shkallën më të lartë mjeshtëria, por ka edhe raste të tjera, kur vëmendja kryesore i përkushtohet anës materiale. Shpesh ndodh që një copë hekuri e çfarëdoshme nuk ka asnjë vlerë. Pasi të punohet nga mjeshtri, kjo copë hekuri mund të marrë vlerën e një monedhe floriri. Pra është vlera e dorës së mjeshtrit ajo që kushton më tepër se sa lënda nga e cila u krijua sendi. Kjo vlerë mund të shkojë në miliona, kur vetë materiali nuk vlen as pesë lekë.

Duke kaluar koha, vlerat e këtij sendi të prodhuar nga duart e mjeshtrit, ekspozuar në një atelje arturinash, rriten në miliona.

Të njëjtën copë hekuri, po ta punojë farkëtari për ndonjë vegël bujqësie, nuk vlen ndoshta as pesë para. Nëse e ke kuptuar këtë shembull, do të mësosh se njeriu është pra një krijim artistik i All-llahut xh.sh. dhe një Mrekulli e rrallë dhe nazike e Tij. Krijimi i fuqisë së Zotit xh.sh. merr këto vlera, sepse tek Ai janë pasqyruar të gjithë Emrat e Bukur me stoli të përsosura.

Zoti xh.sh. e ka krijuar njeriun si një ekzemplar, si një mostër të Gjithësisë. Po qe se njeriu zotëron Dritën e Besimit, atëhere të gjithë elementet e shqisave që janë dhunti e Zotit xh.sh. do të lexohen vetëm nën Dritën e qartë të Besimit. Kjo lidhet edhe me vetëdijen e besimtarëve. Njeriu besimtar, i ndriçuar prej të gjithë Emrave të Bukur të Krijuesit, pasqyron bukurinë e ndërgjegjes së tij të pastër dhe bën të lexueshëm këtë Besim edhe për Gjithësinë.

Nuk ka ze