Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 2
(1-34)

Lexues i nderuar! Ky libër që sot ke në dorë është një mësues i mirë që me përzemërsinë e një prindi ju mëson e ju udhëzon të shihni më qartë, të dëgjoni më mirë, të ecni në rrugë të drejtë. Shembujt e thjeshtë ju nxisin të mendoni e ju vetë të vendosni që duke ecur në rrugën e udhëzuar nga Zoti xh.sh., çdo shqisë e juaja, çdo veprim i juaji do të marrë vlerat e duhura e do t’ju prezantojë ju për njerëz. Se ruajna Zot, në se dikush do të hyjë në rrugën e shtrembër, do të bëhet më i keq, më i egër e më i ultë se kafsha. Njeriu është krijuar në formën më të bukur, por ai mund të zbresë e të bëhet më i ulti i më të ultëve. Për të ndritur me të gjitha vezullimet e tij, njeriu duhet të udhëhiqet nga drita e besimit, nga dituria e surtia e të Gjithëdijshmit, Zotit të Madhnueshëm. Kjo dritë i jep njeriut pamjen vërtetë e të plotë. Në këtë çast gjithësia duket qartë, e ardhmja do t’i duket një rrugë e hapur dhe e ndritur. Me të drejtë Said Nursi thekson: “Me dritën e besimit stuhitë dhe shirat e furishëm në stinën e pranverës, janë mjaft të dobishëm dhe një argument i Mëshirës së kulluar të Zotit xh.sh.”.

Besimi është dritë por edhe fuqi. Kush beson me të vërtetë, nuk i trembet askujt dhe asgjëje. Mbështetjen dhe binden ndaj Zotit, nuk duhet ta mendojmë si një sakrificë, për të analizuar shkaqet dhe arsyet dhe përdorimi i tyre është një farë lutjeje që bëhet përmes punës, e cila do të ketë rezultatin e duhur nga Zoti xh.sh.. I Gjithmëshirshmi është shpërblyes i madh.

Njeriu edhe i rritur, midis qenieve të gjalla është më i përkëdheluri. Ngjan shumë si një fëmijë që është krejt i paaftë dhe që do t’i duhet një jetë e tërë për të arritur pjekurinë. Njeriu do apo nuk do në derën e Mëshirës së të Plotfuqishmit do të trokasë. Me dobësinë apo pafuqinë e tij, ai do të shkojë drejt saj për të plotësuar qëllimet dhe dëshirat e veta. Për të arritur nevojat e veta, njeriu nuk duhet të qajë e të ulërijë si fëmijë, por të lutet, e lutja më e mirë është ajo përmes punës. O njeri, puno me nder, derdh djersë dhe energji se All-llahu është i Mëshirshëm, e shpërblen punën. Mik i nderuar, lexues i dashur, ti je vetë i urtë, duke lexuar këtë libër, do të mësosh e do të kuptosh shumë gjëra interesante që e kanë burimin në ujët e kulluar të besimit në Zotin, në dritën e Tij të pashuar.

Falenderimet i takojnë vetëm All-llahut, por të lutem këndoje një FATIHA për të diturin SAID NURSI.

Prof. Islam DIZDARI

Shkodër, më, 11.04.2001

Nuk ka ze