Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 3
(1-34)
FJALA E NJËZETETRETË*
*Është kapitull i marrë nga libri “Fjalët” (Sözler).

Kjo "Fjalë" ndahet në dy tema - subjekte


(1) Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit Mëshirëbërsit.

Vërtetë, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira.”

TEMA E PARË

Bukuritë e BESIMIT ISLAM janë me mijëra: Këto do t’i tregojmë brenda pesë pamjeve:

Pamja e parë:

Me dritën e Besimit Islam në zemër njeriu ngjitet në majat më të larta, meriton parajsën (xhennetin).

Me errësirën e mosbesimit njeriu zbret në fundin e errësirës dhe meriton ferrin (xhehennemin).

Nuk ka ze