Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 14
(1-34)

Për shembull, lutja që bëhet për të rënë shi, më tepër se kërkesë është koha e një adhurimi për All-llahun. Thatësia është koha e saj reale, pra e Adhurimit, dhe lutjet nuk janë për të sjellë shiun. Është e vërtetë se, në qoftë se këto lutjet kanë pasur si qëllim kryesor rënien e shiut, atëhere kuptohet se në to ka munguar sinqeriteti ndaj Zotit xh.sh., e si rrjedhojë nuk miratohet lutja e tyre. Njëlloj të gjithë e dimë se me perëndimin e diellit ka ardhur koha e faljes së namazit të mbrëmjes, ndërrimi i diellit me hënën përcakton ato kohë të veçanta që quhen "Kusuf" dhe "Husuf" dhe që janë dy kohë të ndryshme adhurimi.

Domethënë me argumentet e veçanta të natës dhe të ditës, kur Madhëria e Tij dritën e shndritshme e mbulon me errësirën e zezë, do t’iu kujtojë robëve të Vet se është koha kur duhet të bëjnë adhurimin e tyre. Nuk është e thënë që, pikërisht këto dy lloj adhurimesh bëhen me qëllimin e vetëm që të agojë dita apo të vijë nata. Edhe shkencërisht dihet se errësira është e kufizuar. Ajo do të vazhdojë derisa të agojë dita e re.

Po kështu, thatësira ka kohën e lutjes dhe të adhurimit të vet. Në mënyrë të njëjtë, pllakosja e fatkeqësive, apo sulmi i egërsirave ka kohën e vet të përcaktuar, ku All-llahu xh.sh. e fton njeriun të pranojë dobësinë e tij dhe me anë të lutjeve të adhurimit të mbështetet tek Ai. Megjithëse ne shumë lutemi dhe fatkeqësitë nuk mbarojnë, kjo nuk do të thotë se lutja jonë nuk është pranuar. Mbase është më mirë të themi se nuk ka ardhur koha kur lutja të na pranohet. Në qoftë se Zoti e tërheq fatkeqësinë nga ne, gjatë kohës që ne jemi lutur dhe kemi bërë adhurimin tonë, kjo është akoma më mirë dhe koha e lutjes në këtë çast merr fund, sepse nevoja u zgjidh.

Domethënë, lutja në vetvete përmban një lloj sekreti të adhurimit. Adhurimi duhet të jetë i sinqertë dhe i pastërt ndaj Zotit xh.sh. dhe për Hirën e Tij. Pra gjithmonë duhet besuar në Mëshirën e Zotit, në kujdesin e Tij, sepse Ai ka një Dituri të Kulluar dhe universale. Mos të dyshojmë kurrë në këtë të Vërtetë Absolute. Me këto argumente qiellore, tepër reale, vërtetohet se të gjitha krijesat e All-llahut bëjnë nga një "tespih" dhe adhurim të veçantë. Secila nga ato bën një "sexhde", gjë që do të thotë se çdo qënie, sipas mundësisë dhe gjendjes së vet, lutet dhe bën dua ndaj All-llahut xh.sh..

Nuk ka ze