Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 17
(1-34)

Pika e parë.

Njeriu është një krijesë e bukur, e pajisur me aftësi të shumanshme. Nevojat e tij janë të shpërndara në të gjitha fushat e jetës, dëshirat e tij shtrihen deri në përjetësi. Ashtu siç e do një lule të vetme, do edhe të gjithë pranverën madhështore. Siç do dhe kënaqet me bukuritë e një kopshti të vogël, po ashtu edhe parajsën madhështore e dëshiron. Siç ka dëshirë dhe mall të takohet me shokun e tij më të dashur, po ashtu ka dëshirë të njihet dhe të shohë me padurim të madh edhe Zotin e Lartmadhërishëm dhe të Bukur.

Siç ka dëshirë të vizitojë shtëpitë e farefisit të tij, ashtu ka dëshirë të takohet me nëntëdhjetë e nëntë përqind të dashamirëve që kanë vdekur prej kohësh dhe tani janë në jetën e përtej varrit. Është në dobinë e njeriut të shpëtojë nga ndarja e përjetshme duke u mbështetur tek Fuqiploti, që mund t’i mbyllë derën e kësaj bote. Fuqia e këtij Zoti arrin deri atje, sa t’i grumbullojë të gjithë këta njerëz në një Mah’sher të Çuditshëm, në jetën e ardhme: njërën botë ta sajojë dhe tjetrën në të përjetshmen ta dërgojë.

Në këtë gjendje që ndodhet njeriu, nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta adhurojë Atë që ka në dorë frenin e secilit send, në duart e të cilit ndodhen arkat e thesarit të pambaruar, Atë që vend nuk ka dhe kudo ndodhet, që është i gatshëm dhe larg pafuqisë dhe dobësisë, të cilit nuk i gjendet asnjë e metë dhe që ndodhet përmbi të gjitha lartësitë. Ai duhet adhuruar dhe lavdëruar në çdo çast.

Për njeriun Zoti është Një dhe i Vetëm, Fuqizor dhe Ngadhënjimtar, Mëshirëplotë, i Bukur dhe Sundimtar i Përsosur, sepse Ai pa asnjë të metë plotëson çdo nevojë të njeriut, ngaqë Fuqia dhe Dituria e Tij është e Pafundme.

Meqenëse e Vërteta është vetëm një, vetëm Atij, All-llahut xh.sh. i falemi (i bëjmë ibadet).

Tani o njeri, a e kupton se je rob vetëm i Atij dhe nga të gjitha qëniet ti ke përfituar një pozitë më të lartë? Në qoftë se nuk e adhuron Atë, atëhere je ende një rob i ulët dhe nën nivelin e krijesave të palogjikshme.

Nuk ka ze