Bukuritë e Besimit Islam | Bukuritë e Besimit Islam | 16
(1-34)

Bëhu si një mbret që i tërheq nga vetja lutjet e Gjithësisë, ku lutja jote të përzihet me mijëra të tjera. Bëhu një rob i përgjithshëm dhe njëkohësisht një përfaqësues i të gjithëve. Atëhere do të bëhesh si një shembull i bukur i Gjithësisë! Kur thua:

( 8 ) Te Ti kërkojmë ndihmë.

TEMA E DYTË

Njeriu është krijuar si shembull i bukur. Atij i është dhënë një aftësi e rrallë dhe e gjerë. Hapësirat e dijeve të tij janë universale. Ato radhiten nga e rëndomta, deri tek gjenialja, nga shtresa më e ulët, deri tek ajo më e larta. Tek ai janë gdhendur një mori karakteresh, që nga më i ligu, deri tek më i moralshmi (arshi ala).

Bota e njeriut ndryshon radhë pas radhe, duke filluar nga grimca më e padukshme dhe deri tek dielli gjigand. Njeriu i ka në dorë të gjitha çelësat e shkallëve për të arritur në sferat më të larta apo në të kundërt, për të zbritur në thellësitë me të errëta. Kjo tregon se njeriu nuk është unik dhe i njëtrajtshëm. Kapaciteti dhe mentaliteti i tij ndryshon, ç’ka do të thotë se ai është në evolim dhe ndryshim të vazhdueshëm, drejt përsosmërisë apo rëndomësisë së tij.

Me këto prova të pandërprera njeriu do të jetë në gjendje të përballet çdo çast. Përpara tij shtrihen dy rrugë dhe ai do të jetë i detyruar të zgjedhë atë më të mirën, rrugën drejt lumturisë së përjetshme, apo rrugën e vuajtjeve të pambarim. Ai që është krijuar si një mrekulli e Zotit xh.sh. dhe si një krijesë e çmuar dhe e vetëdijshme, a do të dijë se cilën rrugë të zgjedhë? Apo në këtë zgjedhje të tij do të anojë nga veset, si disa njerëz që humbin në këtë botë? Njeriu duhet të jetë largpamës dhe i zgjuar, sepse është krijuar si përfaqësues i Gjithësisë.

Tani, brenda pesë pikave do të rendisim arsyet e zhvillimit të njeriut dhe shkaqet e prapambetjes së tij.

Nuk ka ze