Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 117
(1-162)

Po qe se shpirtin e njeriut e sundon mosbesimi që shkëput lidhjet e tij me Krijuesin, atëhere stolitë e vyera të Emrave të Bukur Hyjnorë i mbulon errësira e mosbesimit dhe është i palexueshëm, si një shkrim i fshirë. Po qe se harrohet Mjeshtri i një arti të rrallë, edhe vlerat e artit të Tij do të harrohen. Po qe se do të lini në harresë mjeshtrinë e një Mjeshtri absolut, atëhere këtë gjë do ta bëni edhe për çdo lloj krijese që shihni në këtë tokë. Mosbesimtari me shkurtpamësinë e tij mendon se çdo gjë në këtë botë është e rastësishme dhe kalimtare, duke mosvlerësuar në këtë mënyrë edhe artet e Bukura.

Çdo organ shqisor, duke pasur vlerën e një diamanti, rrezaton i përthyer në mijëra thërmija, duke i dhënë vlera materiale dhe jo shpirtërore këtij fenomeni. Siç kemi thënë, qëllimi dhe esenca e filozofisë materialiste është jeta e shkurtër, e cila e ulë njeriun në pozitën e një kafshe, gjithmonë të mbushur me pakënaqësi dhe nevoja të pashterrshme. Me kalimin e kohës materia shndërrohet e shkon drejt asgjësë.

E shikon pra se ku e zbret mosbesimi krijesën më të vyer, njeriun, që shkëlqen si diamant?

Pamja e dytë:

Besimi si një Nur plot me dritë, e ndriçon njeriun, ndriçon çdo shqisë, çdo molekulë të qënies së tij, ku në secilën mund të lexosh një Mesash Hyjnor. Kur ndriçon kjo krijesë, e gjithë Gjithësia, katërcipërisht ndriçon. Këtë sekret të Madh më mirë e zbulon ky ajet: ajet:29

All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan. I nxjerr ata prej errësirave në dritë.

Po tregojmë një ndodhi të imagjinuar:

Ndër dy male të lartë varej një urë e tmerrshme. Nën të kalonte një lum i thellë dhe i rrëmbyer. Unë rrija mbi urë. Gjithë botën e kishte kllaposur errësira. Me imagjinatën timë çava errësirën dhe pashë në të djathtë një varr të stërmadh, në të majtë përmes errësirës dallova dallgët e fuqishme që krijonte stuhia. Të paktën mua kështu m’u shfaq.

Nuk ka ze